tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Zemërimi tek adoleshentët

 

Vitet e adoleshencës janë të trazuara: një periudhë vërshimi dhe zbulimi vetjak.

Por disa adoleshentë përballen  me humbjen e kontaktit me pjesëtarë të familjes për shkak të keqtrajtimit, rritjes në mjedise ku shpërfillen apo fyhen sistematikisht, prindërve që nuk merren me ta, ose kur për shkak të humbjes së prindërve të tyre përballen me fatin e keq të mënyrës së jetesës.

Disa adoleshentë gjenden në situata në të cilat nuk janë të aftë të shprehin ndjenjat e tyre, ose mësohen t’i shprehin këto ndjenja në mënyra shkatërrimtare.

A jemi ne të rriturit shkaktarët dhe pse?

Si të zbusim zemërimin tek adoleshentët? Përse ata zemërohen? Si t’i ndihmojmë ne prindërit, mësuesit, psikologët, qendrat e rritjes apo të rehabilitimit këta adoleshentë?

Ky libër i mrekullueshëm është i ndërtuar mbi rrëfimet e vet adoleshentëve, të cilët të ndihmuar ose jo, kanë gjetur  rrugën për të mposhtur zemërimin ose “përbindëshin” brenda vetes. Rrëfyesit në këtë libër kanë mësuar shumë strategji për të ruajtur qetësinë, përfshirë frymëmarrjen e thellë, thurjen me shtiza, vizatimin, pastrimin, dëgjimin e muzikës, kërcimin, lojërat sportive, kalimin e kohës me shoqëri, leximin e librave udhërrëfyes, largimin nga argumentet që shkaktojnë grindje.

 

…Në një qendër trajtimi, Fredi fillon të kuptojë se e shkuara kontrollon gjithë jetën e tij. Aty zbulon sesi t´i përmbajë emocionet…

…Robin fillon të ushtrohet në karate, si një mënyrë e mirë për të çliruar zemërimin…

…Një e kaluar abuzive e ka mbushur Natashën me zemërim duke i shkaktuar panik…

…Grifin lufton për të kontrolluar karakterin shpërthyes gjatë konflikteve me individët problematikë në shkollë…

…Onishën, për vite të tëra jeton me zemërimin ndaj të atit, i cili u largua nga familja sapo ai lindi….

…Shatik Palmer e kthen zemërimin e tij në fitore duke u ndeshur në tapetin e mundjes…

…Përkujdesjet, qëndrueshmëria dhe gjithçka që Tifani përfitoi duke jetuar në një qendër trajtimi terapeutik për vajza, e ndihmoi të kontrollonte zemërimin dhe të përballonte zhgënjimin….

…Të shkruarit e ndihmoi Ted t’iu jepte një shpjegim humbjeve të tij….

…Me ndihmën e personelit të familjes birësuese, Trei gjen mënyra  për t’iu bërë ballë emocioneve….

Pasi ka bashkëjetuar për vite të tëra me abuzimin, Xho shpreson  të shpëtojë prej tij duke u zhvendosur në një shtëpi të re….

…I keqtrajtuar fizikisht nga e ëma, Migeli ua nxjerr zemërimin të tjerëve dhe vetes, duke u bërë ngacmues dhe duke tentuar vetëvrasjen. Ai përshkruan programet që e ndihmuan të përmbante emocionet. Rrëfyesi vendos ta përballojë zemërimin (i krijuar tek ai që në fëmijërinë abuzive), në mënyrë që të mos ai abuzojë me të tjerët…

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 987 – 99956 – 23 – 39 – 5
Faqe : 197
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9
eBook : $7

Zemërimi tek adoleshentët

Laura Longhine


Kategoria:

Komentet

2 komente ne “Zemërimi tek adoleshentët”

  1. faleminderit per gjiththcka une e bleva dhe vertet me ka ndihmuar vertet shume ne jeten time flm

    caroline

  2. liber i papar fare

    caroline

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook