tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Ngjarjet e këtij libri zhvillohen në jug të Francës, në një lokalitet në Grenoblë, në vitet `70-të.

Nuk është një histori dashurie, por një histori për dashurinë, për forcën që ka ajo për të ndërtuar, por, për fat të keq, edhe për të shkatërruar. Eliana erdhi në botë si fryt i një përdhunimi nga tre njerëz ordinerë në një natë dimri. Drama e heshtur që mbartte e ëma kalon tek ajo me një ngarkesë të madhe emocionale dhe krijon një personalitet të dyfishtë Lidhja e fakteve duke dalë aty-këtu si të rastësishëm, por në kohën e duhur, i jep rrëfimit një tension të vazhdueshëm.

Herë ekzistencialist si te Sartri, herë i ndërlikuar si te Duras, me stilin e tij – me fraza të shkurtra, por të ngarkuara emocionalisht – Japrisot përshkruan çaste të mrekullueshme rreth përjetimit të ndjenjës së dashurisë, ndërsa për sa i përket njohjes psikologjike dhe sjelljeve të njeriut, pa dyshim që është i magjishëm. Kjo mjeshtëri justifikon edhe famën e tij si një nga autorët francezë më të lexuar të kohës.

Japrisot-magjistari që të mbërthen me qetësinë dhe me të vërtetën që shfaqet lakuriq në faqet e këtij libri.

-Gabrielle Rolin, Le Monde

Një romancier i vërtetë, një shkrimtar që ka gjetur ekuilibrin midis teknikës policeske dhe ndjeshmërisë artistike.

-François Gonnet, France-Inter

Do të ndiheni të përmbushur. Është një libër robërues, çka do të thotë se ju mban të mbërthyer deri në faqen e fundit.

Robert Kanters, Le Figaro

Një virtuozitet tronditës!

-François Nourissier, Le Point

Aty do të gjeni zotat dhe ironinë, që bashkë me sensualitetin e gjallë të bëjnë ta lexosh me ëndje.

-Eric Ollivier, Réealitiés

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-764-2-X
Faqe : 336
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $6.00

Vera vrasëse

Sebastien Jáprisot


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook