tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi


Nëse një vajzë nuk është e kujdesshme në adoleshencë, ajo mund të bjerë në kurth, ngaqë pamja vlerësohet si më e rëndësishme se vetë qenia e saj dhe për një të dashur ajo humb një pjesë të vetvetes. Kjo mund të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj dhe mund ta çojë drejt drogës, çrregullimeve në ngrënie, marrëdhënieve të hershme seksuale dhe ankthit.MOLLY BARKER, themeluesja e programit “Vajzat në garë” ka krijuar një plan ushtrimesh stërvitore të gërshetuara me udhëzime për të nxitur vetëvlerësimin dhe shkathtësinë te vajzat, që ato të jenë sa më të shëndetshme fizikisht, mendërisht, shpirtërisht dhe emocionalisht, si dhe të krijojnë marrëdhënie shoqërore sa më të shëndosha.VAJZAT NË RRUGË TË MBARË është një strategji e mrekullueshme, që i ndihmon vajzat të përballen me adoleshencën dhe ta kapërcejnë atë me një ndjenjë të lartë vetëvlerësimi dhe krenarie. Libri jep udhëzime të qarta sesi vajzat dhe prindërit e tyre të hedhin themelet e një lidhjeje kuptimplotë e të pandarë, që të zgjasë gjithë jetën.

Nëse besoni tek ëndrrat e parealizuara… nëse besoni te mundësitë e pashfaqura… nëse besoni te shpirti i çdo vajze dhe te “vajza e vogël” brenda çdo gruaje, atëherë besoni te ky libër. Historia e Molly Barker-it mbart forcën dhe frymëzimin për të të ndryshuar ty, jetën tënde dhe jetën e gjithë të dashurve të tu.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-00-9
Faqe : 288
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $8.00
eBook : $6.00

Vajzat në rrugë të mbarë

Molly Barker


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook