tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Drama të mëdha – të trajtuara herë me dhimbje e herë me humor, sarkazëm dhe autosarkazëm – zënë vend në këtë libër, i cili paraqet disa nga faqet më të arrira të prozës së shkurtër greke. Personazhe që, në çdo kthesë a qosh, i pret një zhgënjim i ri: njerëz me ëndrra dhe ideale, por që nuk kanë fuqi t’u kundërvihen zhvillimeve të mbrapshta të shoqërisë dhe, për rrjedhojë, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përmallohen për jetën e delirë që humbasin dita-ditës.

Një jetë që zvetënohet pareshtur. Një pronar dyqani që bën ç’është e mundur të fusë në burg bashkëqytetarin e tij më të pafajshëm. Një fëmijë që humbet papritur botën përrallore të moshës, për t’u përballur me realitetin prozaik e të ashpër që i shfaqet para syve. Një vërsnik i tij që, paçka se i vogël, vuan nën pushtetin e pamëshirshëm të parasë dhe lakmisë. Dhe një tjetër fëmijë që bie në dashuri me mësuesen e vet; që pandeh se është më i zhvilluar se shokët, porse, kur të gjithë këta rriten, ai mbetet fëmijë i përjetshëm. Një plakë, shtëpisë së së cilës ia ka vënë syrin vdekja dhe nuk ngopet duke i rrëmbyer bijtë, nipërit e mbesat. Një bashkësi e përbërë nga qytetarë grekë dhe turqë, të cilët e duan dhe e nderojnë njëri-tjetrin, por që bien viktima të politikave dhe urrejtjeve nacionaliste. Dy bashkatdhetarët tanë të kapur në kufirin grek dhe një tjetër emigrant që kthehet nga Gjermania me shumë para të fituara, por që ndërkaq ka humbur shpirtin dhe rininë e tij. Një djalë i lumtur që një ditë harron ç’është e qeshura dhe mbyllet në vetvete. Një vajzë që nuk i thotë dot «jo» një martese të padëshiruar. Një aktor që, pasi mbaron shfaqja ku ka luajtur rolin e një mbreti të madhërishëm, shndërrohet në një njeri të rëndomtë, me borxhe dhe probleme të tjera familjare. Dhe dy ushtarë pa uniformë që, duke mos ditur cilës palë i përkasin, ngrenë pushkët ndaj njëri-tjetrit…

Këto dhe histori të tjera si këto, të kallëzuara thjesht e këndshëm, por njëkohësisht edhe me mjeshtëri të lartë, mbushin faqet e këtij libri duke i bërë të njohur lexuesit tonë një botë shumë të ngjashme me botën shqiptare. I bëjnë të njohur atij botën e fqinjit tonë më të afërt, të trajtuar këtu nga penat më të mprehta të prozës së sotme greke.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-796-9-0
Faqe : 328
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $5.00

Tregime të zgjedhura nga autorë grekë

Aurorë të shquar grekë


Kategoria:

Komentet

2 komente ne “Tregime të zgjedhura nga autorë grekë”

  1. walla boll i mirë

    fatlum

  2. Ju pershendes per rubriken e librit MAX.U

    Lavdosh Dimrajla

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook