tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$10.00

Sinopsi

Përmes një mendjehollësie dhe humori të rrallë, që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni shejtanin e vogël që keni brenda vetes, ky libër zbavitës dhe tepër serioz, ju paraqet disa nga taktikat më të frytshme të negocimit.

A do që të jesh i ri? Sillu si fëmijë. A do të kesh sukses në biznes? Përdor zotësitë e fëmijërisë për të thyer shtrëngesat që bota e të rriturve ka ndërtuar rreth teje. Dhe, në fakt, në debatet me fëmijët, shpeshherë ata fitojnë, ndërsa prindërit humbasin. Sa e sa prindër i kanë thënë vetes: “Ec e zbrit gjithë ato shkallë tani, për të marrë elefantin e Betsit, sepse dihet, asaj s’ia prish dot!”

Fëmijët janë negociatorët më të mirë në botë. Si ka mundësi të jetë gjithnjë kështu: fëmijët marrin gjithçka që duan, ndërsa prindërit lëshojnë pé?

Si është e mundur që një avokat i fuqishëm dyzetvjeçar humbet përpara një katërvjeçari pa përvojë? Dhe ç’është më e rëndësishmja: si mund t’i shfrytëzojnë të rriturit aftësitë e mahnitshme që kanë fëmijët për të negociuar? Nuk është edhe aq e thjeshtë të shpjegosh pse fëmijët janë negociatorë kaq të zotë. Për më tepër, ata përdorin një larmi të madhe teknikash (varet nga situatat), ku përfshihen edhe disa që janë vërtet mizore, që shumë prej nesh i kanë braktisur prej kohësh.

Secila prej këtyre teknikave dhe si mund t’i përdorësh ato në biznes dhe në fusha të tjera të jetës,  do të shpjegohen me hollësi në kapitujt në vazhdim.

Të negociosh si fëmijë do të thotë të kesh aftësinë që të jep më shumë kënaqësi dhe që është më e përdorshmja në çdo aspekt të jetës. Në qoftë se mëson si të negociosh si fëmijë, do të jesh në gjendje të marrësh gjithçka që dëshiron.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-57-6
Faqe : 180
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $10.00
eBook : $8.00

Të negociosh si fëmijë

Bill Adler


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook