tumblr visitor stats
Botimet Max -

$12.00

Sinopsi

Në vitin 1998, Xhon Vudi atehere drejtues i larte ne Microsoft, shkoi me pushime , por ato ia ndryshuan kursin e jetës.
Pushimet në Nepal u kthyen në një udhëtim shpirtëror e më pas në një mission për të: ta ndryshontë botën pak e nga pak, me një libër këtu e një nxënës atje, duke ngritur biblioteka në vendet në zhvillim.
Shumë shpejt braktisi karrierën, ngaqë kishte parasysh vetëm vizionin e ndryshimit që donte t’i bëntë botës.

Gjatë pesë viteve në vazhdim, Xhoni arriti të kombinontë praktikat e biznesit të Microsoftit me botën e organizatave jofitimprurëse për të krijuar “Hapësirë për të lexuar”, një organizatë që ka ngritur një rrjet prej 3900 shkollash dhe bibliotekash në zonat e varfëra rurale të Azisë dhe Afrikës.

Xhoni njihet nga media mbarëbotërorë si Andre Karnexhi i shekullit të 21-të¿ që ka ndërtuar një infrastrukturë bibliotekash publike për ta ndihmuar botën të shkëputet nga cikli i varfërisë nëpërmjet dhuratës së përjetëshme të shkollimit.

Historia e Xhonit është përralla magjepsëse e kalimit të tij nga një drejtor i lartë i Microsoftit drejt një jete të re, që u jep dhuratën e shkëlqyer të mësimit të gjuhëve amtare miliona fëmijëvë kudo në botë.

Një e treta e librit është një sagë biznesi, një e treta shënime udhëtimesh, një e treta dramë njerëzorë, ndërsa vetë libri është 100 % i shkëlqyer, i shkruar nga një djalë 100 % i shkëlqyer

- Mark Andresen, bashkëthemelues i Netscape Communications

Microsoftin për të ndryshuar botën nje liber qe ka shitur mijera kopje ne te gjithe boten.
Une kam qenë shef marketingu në Microsoft, dhe e doja shumë punën që bëja. Një ditë pashë një pamje të bukur në malet e Nepalit dhe thashë do të lë për pak kohë zyrën time dhe do të ngjitem në Himalaje.

Udhëtova drejt Nepalit dhe një shkollë tërhoqi vëmendjen time… kishte 45 nxënës dhe një librari ku pothuaj nuk kishte asnjë libër. Drejtori i shkollës e pa shqetësimin tim dhe tha një fjali që më pas ndryshoi gjithë jetën time. Ai tha Ndoshta zotëri ju do të ktheheni këtu me libra.
Ishte kjo fjali qe ngeli në mendjen time. Unë bëra një organizate dhe ndertova 3 mijë librari të cilat tani çojnëlibrat në duart e fëmijëve. Shpresoj që libri im të frymëzoje shume njerëz të tjerë, që mendojnë se cfarë do të bëjnë në jetën e tyre.

Keto jane fjalet e Xhon Ud autorit te famshem te librit  ”Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën”.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-82-8
Faqe : 366
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $12.00
eBook : $10.00

Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën

John Wood

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook