tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$12.00

Sinopsi

Editi është një bionde e bukur angleze, mjaft e edukuar, vajza e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e punësuar në një agjenci pronash, por e palumtur me jetën që bën.
Ajo mendon se e ardhmja e saj është të gjejë një burrë të pasur për t¿u martuar. Por, a është jeta mes aristokratëve ashtu siç e kishte menduar?
Editi gjen një burrë të pasur, kontin Çarls, trashëgimtar i një markezeje. E lumtur që më në fund do të bënte një jetë luksi dhe do t’i përkiste shoqërisë së lartë angleze, martohet me Çarlsin, por pas pak muajsh martesë, ajo ndihet shumë e zhgënjyer.

I shoqi i duket jo si një kont tërheqës, por si një budalla i mërzitshëm, mendjeshkurtër dhe pa imagjinatë. Miqtë e tij janë të mërzitshëm, mamaja e tij një grua mediokër dhe detyrat e saj si nusja e familjes, janë rite boshe pa fund.

Ndodh që Editi takon Sajmonin, një aktor shumë i pashëm, rreth të tridhjetave. Çfarë e shtyn atë të braktisë Çarlsin, sapo në jetën e saj shfaqet aktori i pashëm Sajmon? Të jetë vallë dashuria, dëshira epshndjellëse e munguar, shpërfillja ndaj asaj që tashmë Editi e ka arritur me lehtësi?!

Analiza psikologjike që autori u bën personazheve, na ndihmon të kuptojmë pse këto zgjedhje. Është një roman gazmor për aristokratët dhe ambiciozët, që duan të ngjitin shkallët e hierarkisë shoqërore.
Një endje e stisur me kujdes, një kënaqësi mëkatare së cilës nuk i shpëton asnjë prej nuancave përthithëse dhe harbuese të jetës angleze.
Një portretizim qëllimisht i djallëzuar i shoqërisë së lartë dhe i të gjithë atyre që përvëlohen nga dëshira për t’u pranuar në gjirin e kësaj shoqërie.
Ashtu si çdo satirë e mirë, “Snobët”  është tejet argëtues, edhe pse thellë fsheh vuajtjet e pamëshirshme të së vërtetës. Duke u treguar mjaft i kujdesshëm ndaj detajeve, Fellowes ka qëndisur një satirë idhnake dhe shijehollë¿

MENDIME KRITIKE MBI LIBRIN

Edhe kur Fellowes tallet me pasanikët e tij, këtë e bën më tepër me dëshirën e një miku që do t¿i korrigjojë, se sa me keqdashje¿ Fellowes përdor fshesën e lehtë të satirës për ta ndihmuar secilin prej nesh të dallojë snobizmin që fsheh përbrenda, pa na e marrë frymën me çikërrima moraliste.
Daily Telegraph

Një roman provokues, gudulisës dhe joshës. Me fragmente të jashtëzakonshme, që mbahen fort pas njëri-tjetrit.  Julian Fellowes e tregon rrëfenjën e tij moraliste e anakronike me kaq mprehtësi, gjallëri, elegancë dhe schadenfreude, sa kurrë nuk e humbet vrullin e tij.
Spectator

Shumë prej vërejtjeve mbi natyrën e anglezëve janë mendjemprehta dhe kopukët nuk mund të përshkruheshin më mirë se kaq.
New Statesman

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-15-9
Faqe : 411
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $12.00
eBook : $10.00

Snobët

Julian Fellowes


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Snobët”

  1. I qëndisur në çdo detaj, i përndezur nga zjarri i së drejtës, “Kopshtari i paepur” arrin t’i bishtnojë parashikimit se do të lexosh një libër plot trishtim, duke u shndërruar kështu në një vepër madhështore. Pa dyshim, është një prej librave më të mirë të John le Carrésë.

    Erida

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook