tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t’ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve tuaj.

Ka shumë rëndësi se me se i ushqejmë fëmijët. Ushqimi që ata konsumojnë ndikon jo vetëm në shëndetin e tyre, por i përgatit edhe për të ardhmen. Ata që ushqehen sipas një diete të shëndetshme dhe të larmishme, janë më energjikë, bëhen më të zgjuar dhe përqendrohen më tepër në mësime; gjithashtu, ata preken më pak nga sëmundjet. Të përdorësh ushqime të shëndetshme, s’do të thotë të konsumosh vakte të mërzitshme.

Është shumë e rëndësishme gjetja e mënyrave të duhura për ta shndërruar ushqimin e shëndetshëm në një lloj argëtimi për fëmijët. Pamja e jashtme e ushqimit luan rol të rëndësishëm po aq sa edhe shija e tij.

ANITA BEAN është e mirënjohur në Britaninë e Madhe, e specializuar posaçërisht për ushqyerjen e fëmijëve. Ka shkruar nëntë libra lidhur me këtë temë, që janë nga më të shiturit në vendin e saj dhe janë vlerësuar me shumë çmime. Bashkëpunon me një numër të madh revistash, zhvillon rregullisht leksione dhe jep këshilla për mënyrën e të ushqyerit për disa shoqata të shëndetit dhe kompani ushqimi.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-68-2
Faqe : 230
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Si t’i ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme

Anita Bean


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook