tumblr visitor stats
Botimet Max -

Sinopsi

Ky libër ka të bëjë me rastet kur ndiheni të mërzitur dhe të vetmuar ndonjëherë, pothuajse të gjithë fëmijët ndihen kështu.

E cili s’do të ndihej i mërzitur dhe i vetmuar në qoftë se do t’i largohej shoku i tij më i ngushtë, ose po ta shajnë apo ta vënë në lojë në shkollë? Po kjo s’do të thotë se është e thjeshtë të kontrollosh ndjenjat, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat e tua.

Por, për disa fëmijë, ndjenjat e mërzisë dhe të vetmisë bëhen shumë të thella. Ata mund të mërziten ngaqë u ka vdekur njeriu që kanë dashur më shumë, ose ngaqë përpiqen të kuptojnë pse janë ndarë prindërit e tyre. (Mërzia është një ndjenjë që shkaktohet nga një humbje apo situatë tepër e vështirë.) Kur ndihesh i vetmuar dhe nuk të largohet mërzia, kjo është një shenjë e dëshpërimit. Por, këto mund të jenë edhe shenja të qarta të depresionit, një sëmundje për të cilën ju do të mësoni më shumë në kapitujt 6 dhe 7 të këtij libri.

Depresioni është një problem serioz për shumë fëmijë. Në qoftë se ndihesh i mërzitur dhe i vetmuar ndonjëherë ose të shumtën e kohës, ose më keq akoma, gjatë gjithë kohës, ky libër do të të ndihmojë shumë. Në të do të mësoni se cilat janë shenjat e mërzisë dhe se ç’tregojnë ato. Dhe ç’është më e rëndësishmja: ç’duhet të bëni që të ndiheni më mirë.

Po ashtu, do të zbuloni rrugë që ju ndihmojnë të ndiheni më pak të vetmuar dhe si të lidheni më shumë me njerëz të tjerë. Nuk ke pse i mban për vete ndjenjat e mërzisë dhe vetmisë (në fakt, ju do të ndiheni shumë më mirë në qoftë se flisni për to).

Nëse këtë libër e lexoni me një të rritur të familjes, si prindin e vërtetë ose njerkun, apo babanë që ju ka birësuar, kujdestarin, gjyshin apo hallën a dajën, në kapitullin “Shënime për të rriturit” atyre u jepen këshilla sesi mund t’ju ndihmojnë më shumë. Tregojani këtë kapitull të rriturit që kujdeset më shumë për ty, në qoftë se nuk e ka vënë re. Por mund të lindë nevoja t’ju ndihmojë edhe një i rritur i specializuar për fëmijët që ndihen të mërzitur dhe të vetmuar për shembull, një këshilltar, psikolog, psikiatër fëmijësh, punonjës social, terapist ose mjek.

Mbase ju mund të trembeni prej tyre, por specialistë të tillë janë në gjendje t’ju ndihmojnë më shumë se kushdo tjetër. Në qoftë se doni të mësoni më shumë rreth punës me ta, shihni kapitullin 10.

Por ka edhe shumë njerëz të tjerë që mund t’ju ndihmojnë. Ju mund të flisni me mësuesin tuaj, me ndonjë fqinj të rritur, tek i cili keni besim, apo me ndonjë të rritur në vendin tuaj të adhurimit. Dhe, nëse dëshironi, mund të flisni edhe me shokë të moshës suaj.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-19-X
Faqe : 192
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $7.00
eBook : $5.00

Si të veprosh kur ndihesh i mërzitur dhe i vetmuar

James J. Krist

Komentet

1 koment ne “Si të veprosh kur ndihesh i mërzitur dhe i vetmuar”

  1. Shum e mir mka ndihmu shum To vauhdoj ta lexoj edhe me tutje

    Mirlind Morina

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook