tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$11.00

Sinopsi

Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jetojnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të historive, të dashurive sekrete dhe miqësive të krijuara.

Gjashtë gra të madhërishme, të portretizuara me mençuri, mjeshtëri artistike, humanizëm dhe humor të spikatur.

Xhezi, e zonja e shtëpisë, është një gazetare e suksesshme. Një hije melankolie e ka mbërthyer, pas fillimit të një historie dashurie në Kolorado.

Nina, një dietë-mbajtëse kronike, është pronare e një salloni pedikyri. Ende i ndërmendet takimi me djaloshin e ndjeshëm, i cili e ftoi në apartamentin e tij për një çaj bimor.

Sue Karoli, kameriere dhe aktore, sapo ka braktisur bashkëshortin kurorëshkelës.

Lisbeta, një artiste dhe modele anoreksike, e fiksuar pas një dashurie të dështuar, shpenzon pa fund energji për të mos e lejuar pronarin ta dëbojë nga apartamenti me qira.

Marta, agjente e pasurive të patundshme, e ngopur nga fitimet e tepërta dhe të mirat materiale, ka planifikuar të ketë një fëmijë me të fejuarin e saj, por mëson se është sterile.

Klara, një muzikante e pavarur me shpirt të lirë, është e lumtur me shtatzëninë e saj dhe perspektivën si nënë beqare. Babanë e bebes, një endacak që endet nëpër botë, mundet të mos e shohë më.

Të gjashta miket në këtë libër janë gra të reja, të bukura në trup e shpirt.

Leximi i këtij romani, të bind të kesh vlerësim për veten, miqtë më të mirë, meshkujt, të dashurit e një nate dhe, pa diskutim, për dashurinë dhe partnerin e jetës.

 Një roman i mrekullueshëm, zbavitës dhe argëtues, plot ndjenja, tejet i përshtatshëm për femrat, por edhe për meshkujt me karakter të mbyllur, që shpërfillin psikikën  femërore.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-35-7
Faqe : 413
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $11.00
eBook : $9.00

Shpirtra të bukur

Laura Shaine Cunningham


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Shpirtra të bukur”

  1. a ka mundesi qe libri shpirta te bukur a mund ta sillni ne kosove nese po ne cilin librarijam e interesuar ta bleje nr i tel tim eshte 049314606 ju faleminderit per mirekuptim

    vjosasadiku

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook