tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Për gratë, seksi është përbërësi thelbësor i ekzistencës, i mënyrës si shprehen si qenie njerëzore. Të mendosh se seksualizmi fillon dhe mbaron me organet gjenitale, se roli i tij thjeshtëzohet në arritjen e orgazmës, do të thotë të harrojmë që jemi gra dhe që, si të tilla, ndihemi e jetojmë njëzet e katër orë në ditë. Ky libër i ri i Lorena Berdunit vë theksin te rëndësia e seksit si përbërës shumë i rëndësishëm i tërësisë së elementeve që formojnë botën njerëzore, duke u ndalur te secila nga veçoritë e tij.

Duke u mbështetur në përvojën e gjatë profesionale, përmes elementeve psikologjike, autorja zbulon rolin e ushtrimeve të ndryshme fizike dhe pozicioneve për të nxitur ndjesitë tona. Gjithashtu, na ndihmon të zbulojmë të gjitha veçoritë që përbëjnë seksualizmin tonë, duke iu përgjigjur njëkohësisht dyshimeve dhe pasigurive që e shoqërojnë këtë element të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme. Duke ndërthurur përvojën me të rastësishmen, njohjet shkencore me lehtësitë që dhuron komunikimi, “Seksi ynë” nuk është një libër që përqendrohet vetëm te seksualizmi. Në të gjendet gjithçka që një grua duhet të dijë mbi anën më epshndjellëse dhe të mistershme të qenies njerëzore.

Përmes këtij libri, Lorena Berdun prek një temë po aq të vjetër sa ndjenjat dhe ndjesitë e gruas, dhe po aq të mistershme sa ç’është edhe dëshira seksuale.

 

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-11-4
Faqe : 262
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Seksi ynë

Lorena Berdun


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook