Rreth Max
Dëshirojmë t’ju informojmë se kjo faqe web-i u vjen në ndihmë gjithë shqiptareve, kudo që ndodhen, që të kenë mundësi të lexojnë librat që boton shtëpia botuese MAX. Shtëpia botuese MAX është e pjesë e kompanisë “Shekulli Media Group”, më e madhja e shtypit të shkruar në Shqipëri, me botimet e saj të përditshme dhe më të shiturat: gazeta “Shekulli”, më e madhja social-politike dhe “Sporti Shqiptar”, gazeta më e madhe sportive në vend , njëkohësisht më e vjetra në Shqipëri (70-vjeçare). “Max” boton libra letrarë dhe joletrarë. Më 2 tetor 2005 shtëpia botuese “Max” nxori në qarkullim librin e parë, i titulluar “Ç’është liria” – një përmbledhje me ese të zgjedhura nga njëri prej mjeshtërve të fjalës shqipe, Faik Konica Ekipi i shtëpisë botuese MAX mirëpret çdo autor shqiptar, kosovar apo me tej për të sjelle veprën të cilën do të donte ta botonte me Shtëpinë Botuese MAX. Ne ndihemi krenar qe kemi botuar autorë shqiptarë, si FAIK KONICA-ESE, VIRION GRACI, ROMEO COLLAKU- letërsi, AGIM KARCANAJ – Matematikë, EVGJENI HARIZI, KATERINA GRENO- KUZHINE, dhe jemi ne prag të disa botimeve te reja te autorëve shqiptarë. Shitja e librave tanë është në nivele të paparashikuara dhe të pakrahasueshme me shitjet e librave në tregun shqiptar. |
|





