tumblr visitor stats
Botimet Max -

$10.00

Sinopsi

Një libër i mrekullueshëm, si për vajzat, ashtu edhe për prindërit.

Një  udhërrëfyes për vajzat; si të respektohen dhe si të veprojnë kur u cenohen të drejtat.

Ti ke nevojë për të. E do. E meriton. Ja si mund ta fitosh.

Respekti lidhet me gjithçka, duke nisur nga forma se si ndihesh, cila je dhe deri te zgjedhjet që bën në jetën tënde. Respekti është e kundërta e të qenit mosbesuese ndaj vetes. Respekt do të thotë të dëgjohesh dhe jo mos të ta vënë veshin. Respekt do të thotë të bësh atë që është e drejtë për ty, dhe jo atë që e vendos dikush tjetër për ty. Respekti është forca e VËRTETË e vajzave, dhe jo veshjet marramendëse seksi.

Mungesa e respektit është një pengesë e madhe për ty, qoftë jashtë dhe qoftë brenda teje. Që ta jetosh sa më bukur jetën, ti ke nevojë për respektin, ashtu si për ajrin që thith. Ky libër do të të ndihmojë shumë për këtë. Lexoje dhe mëso sesi:

* të jesh e ndershme në lidhje me ato që do, që mendon, apo që ke nevojë;

* të luftosh mitet që e poshtërojnë një vajzë;

* të ngresh zërin kur të cenohen të drejtat;

* të vendosësh kufij dhe të mos lejosh askënd t’i shkelë ata;

* të vlerësosh origjinalitetin tënd;

* ta bësh respektin një çështje familjare;

* të zgjidhësh dilemat që i kundërvihen respektit;

* të mbrosh veten;

* të ndërtosh marrëdhënie të shkëlqyera me të tjerët dhe të përkrahësh edhe vajzat e tjera;

* si të veprosh në lidhje me diskriminimin, dhunën, abuzimin, ngacmimet seksuale, alkoolin dhe drogat;

* si të punosh që të mbizotërojë respekti në shkollën tënde;

* si të kërkosh ndihmë në rast nevoje;

* si të punosh që në mbarë botën të mbizotërojë respekti.

Libri përmban këshilla, citate, fakte dhe histori të vërteta nga jeta e vajzave adoleshente. Në të do të mësoni si të ushtroheni nëpërmjet ditarit tuaj, aktiviteteve, ide se çfarë të thoni kur ndiheni të mërzitura ose kur ju fyejnë, si dhe strategji që ju bëjnë më të forta. Respekti është një e drejtë e lindur e çdo vajze. Atëherë ç’pret më?

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-53-X
Faqe : 366
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $10.00
eBook : $8.00

Respekti për vajzat adoleshente

Courtney Macavinta & Andrea Vander Pluyn

Komentet

1 koment ne “Respekti për vajzat adoleshente”

  1. besoj se ky liber do ti ndergjegjesoje vajzat adoleshente

    erel

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook