|
Sipas Kategorive
|
Sinopsi E dashuruar rastësisht, por e dashuruar me të vërtetë, me forcë dhe ëmbëlsi. Ishte e pamundur të mos e doje pas gjithë atyre viteve të kaluara në rrugë, mes varfërisë, frikës e vetmisë që e kishin shoqëruar jetën e saj. Ky libër tregon historinë e Malinisë, një vajze të lindur në krahinat e ashpra në veri të Indisë, në një familje shumë të varfër. Ishte vetëm shtatëvjeçe, kur e ëma vendosi t’ia shiste për pak para një burri që tregoi interes për të. Që nga ai çast, për vogëlushen fillon një odise e paparashikueshme me aventura të njëpasnjëshme, prapaskena dhe situata shumë prekëse, derisa birësohet nga një familje italiane. Në Milano, vajza përballet me një botë krejt ndryshe nga e saja, me zakone dhe rregulla që ajo nuk i njihte. Bëhet një vajzë me karakter të ndërlikuar, por shumë të ëmbël. Përjetësisht në mëdyshje mes dashurisë për prindërit adoptues dhe nostalgjisë për të kaluarën, e rrethuar nga kujtime gjithmonë e më të vakëta, por e vendosur për të mos e harruar origjinën e saj. Në këtë libër të Stefano Zecchi-t, dashuria dhe bujaria përfaqësojnë sfidën më fisnike kundër egërsisë së verbër të fatit, që u heq fëmijëve të drejtën e tyre parësore: të drejtën për të pasur një familje. Detaje rreth librit Formati :
Print
Rastësisht e dashuruar Stefano Zecchi Komentet |
Kosto dhe koha e postimit
* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT * Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune. * Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 7-9 dite pune * Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune. ** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook |
Jepni mendimin tuaj