tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$14.00

Sinopsi

Fuqia e konsumatorit është më e madhe se kurrë më parë. Megjithatë, distanca ndërmjet asaj që premtojnë kompanitë dhe asaj çfarë provojnë konsumatorët asnjëherë s¿ka qenë kaq e madhe, gjë që e tregojnë edhe një varg skandalesh biznesi të kohëve të fundit.

Nëse kompanitë duan të mbijetojnë e të lulëzojnë në këtë epokë të konsumatorëve, ato duhet të ndërveprojnë me këta të fundit dhe t’i lejojnë të përfshihen në procesin e krijimit të produkteve e shërbimeve të reja, madje edhe në marketing dhe shitje. Shumica e kompanive të mëdha ende e drejtojnë biznesin në formën e monologut.

Edhe pse mund të përpiqen të bisedojnë kokë më kokë me klientët, në të vërtetë, ato nuk e bëjnë këtë. Por në kohën e vërshimit të reklamave, blogjeve, websiteve me urrejtje dhe aktivizmit të konsumatorit, ato s¿mund të rrinë kaq të tërhequra. Firmat janë të fuqishme vetëm kur janë të lidhura me klientët – atëherë kur kompanitë marrin parasysh çfarë është e rëndësishme për audincën e synuar, duke e bërë atë pjesë integrale të firmës. Që të ndodhë kjo, firma dhe klientët duhet të punojnë së bashku, si një trup i vetëm. I hartuar me një bollëk ngjarjesh, shembujsh dhe idesh nga më përparimtaret, ky libër ofron metoda, mjete dhe frymëzim për t’i sjellë klientët më pranë kompanisë suaj.

“Pyetni klientët sa të mirë jeni” nuk është asgjë më pak sesa një manifest i ri marketingu.

Lexojeni dhe mësoni se si t’ia dilni që fuqia e konsumatorit të punojë për kompaninë dhe jo kundër saj.

Të gjithë flasin se si duhet të orientohemi drejt konsumatorit, por Stefan Engeseth e ka ngritur këtë koncept në një nivel shumë të lartë. Për konsumatorin

“Pyetni klientët sa të mirë jeni” përfaqëson librin themelor.

- Al Ries, autor i ¿22 ligjeve të pandryshueshme të marketingut: Origjina e firmave

Në botën tonë të re e të guximshme, ku ecet sipas mundësisë dhe kërkesës, konsumatorët vendosin kontrollin përfundimtar mbi atë se në çmënyrë, kur dhe çfarë mesazhesh merren. Libri i ri provokues i Stefan Engeseth shpjegon me zgjuarsi se si biznesi mund të lidhet në mënyrë efektive me revolucionin e konsumatorit – në vend që të përmbyset prej tij.

- O. Burtch Drake, president dhe drejtor i përgjithshëm ekzekutiv, Shoqata Amerikane e Agjencive Publicitare

“Pyetni klientët sa të mirë jeni” është rruga e vetme që marketingu të ecë si duhet. Pa komunikimin e afërt me konsumatorët, kompanitë veçse mund ta imagjinojnë se ç¿duan konsumatorët. Nëse menaxherët duan dialog të vërtetë, libri i Engeseth është i domosdoshëm.

- Nicholas Ind, autori i

Living the Brand and Inspiration

Libri “Pyetni klientët sa të mirë jeni” i Stefan Engeseth na bën edhe një herë tjetër të kuptojmë se përse konsumatori është mbret.

- Martin Lindstrom, konsulent i zhvillimit të firmës dhe autor i ”Fëmija e firmës dhe kuptimi i firmë”.

Nëse këtë vit blini një libër biznesi, atëherë duhet të blini “Pyetni klientët sa të mirë jeni”.

Stefan Brown, profesor i studimeve mbi marketingun, Universiteti Ulster.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-26-5
Faqe : 331
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14.00
eBook : $12.00

Pyetni klientët sa të mirë jeni

Stefan Engeseth


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook