tumblr visitor stats
Botimet Max -

Pyetje

 

1. Çfarë është një e-Book?
Një eBook është një libër që dërgohet si një file elektronik.

2. Si mund ta hap e-book-un tim?
Formati e-book që ofrojmë ne nuk ka nevojë për ndonjë software që të lexohet. Është një file i vetëm i ekzekutueshëm (.exe) dhe mund të hapet në çdo kompjuter pa asnjë problem. Këshillohet që rezolucioni të jetë të paktën 1024 x 768 për një pamje optimale të librit.

3. Sa kohë duhet të presë që të mund të transferohet (Download) një e-book i blerë në kompjuterin tim?
Kjo varet nga shpejtësia e lidhjes, gjithsesi një e-book mund të hapet brenda pak minutave, derisa të hidhet në kompjuter dhe më pas ju mund ta lexoni atë menjëherë.

4. Kam probleme teknike me e-book-un tim. Me cilin duhet të kontaktoj?
Ju lutemi, na kontaktoni në adresën briko@abissnet.al

5. Përse të lexoj një e-book në vend të një libri të shtypur?
– Ju mund të hidhni shumë e-book në “laptop-in” tuaj kur niseni për pushime apo       udhëtime pune.
– Ju mund të hidhni me qindra e-book në kompjuterin tuaj dhe të krijoni një librari.
– E-book shpërndahen në çast. Ju mund të kërkoni për një e-book, ta blini atë, dhe ta hidhni në kompjuter në pak minuta, madje edhe sekonda.

6. Si mund të gjej website-n e autorit tim më të pëlqyer?
Website-t e autorëve janë të listuara në faqet e katalogëve të autorëve dhe aty mund të gjeni faqen e autorit që ju dëshironi si dhe një biografi të shkurtër të tij.


Shekulli Online

Shkarko Katalogun