tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Je tip i mbyllur apo i hapur? Optimist apo pesimist? Je krijues? Je trumajtë apo trudjathtë? Cilën gjuhë të trupit përdor? Nëse dëshiron të mësosh diçka më shumë rreth vetes, “Psikologji për fëmijët” është libri i duhur.

Në 40 testet që gjenden në të do të zbulosh gjëra që të interesojnë, aftësitë e tua, pse vepron në këtë apo në atë mënyrë, si dhe do të zbulosh se çfarë të bën të veçantë.

Skicat, citimet, ushtrimet që duhen plotësuar, ngacmuesit për trurin, eksperimentet dhe faktet mahnitëse e bëjnë librin edhe më zbavitës. “Psikologji për fëmijët” të mëson gjithashtu se si të bësh zgjedhjet më të mira dhe të marrësh vendimet e duhura. Një libër krijues dhe praktik, i modeluar që fëmijët ta përdorin vetë; shkruar nga një mësuese duke u bazuar në koncepte të shëndosha psikologjike dhe i provuar më parë nëpër klasa.

Rekomandohet për shkollat, familjet dhe grupet e këshillimit.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-22-X
Faqe : 282
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $6.00

Psikologji për fëmijët

Jonni Kincher


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Psikologji për fëmijët”

  1. shhume mire

    kjkszpj

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook