tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

 

Romani Presidenti i Planetit të Kuq vjen te fëmijët si një ujëvarë e freskët, plot ngjarje, episode dhe aventura të habitshme, që të mbeten në mendje. Ai është ndërtuar me një stil të rrjedhshëm, me një gjuhë të gjallë jetësore, me ide dhe mendime të qarta, të shprehura mjeshtërisht bukur, që të bën të mos e lëshosh nga dora, por ta lexosh me një frymë.

Që në fjalinë e parë të hyrjes së romanit: “Gjer më sot unë kam ruajtur një sekret të madh, të cilin nuk ka mundur ta zbulojë asnjeri…” dhe deri në fjalinë e fundit: “Njeriu i mençur i Tokës do të zbulojë hapësira të reja dhe jeta jonë do të ndriçojë me të gjitha ngjyrat e bukura të saj”, shkrimtari e mban ndezur dëshirën për lexim, mban ndezur kureshtjen nga njëra faqe në tjetrën, nga njëri kapitull në tjetrin.

Bedri Dedja i tërheq lexuesit e vegjël si me një fill të artë e të padukshëm dhe i bashkon ata me grupin simpatik të personazheve të tij, që shkojnë në Planetin e Kuq fare natyrshëm, sikur të shkojnë në një ekskursion në pushimet e pranverës apo verës.

 

 

 

Nëpërmjet veprave të realizuara artistikisht lexuesi merr shumë dije dhe njohuri mbi botën dhe shkencat, njihet me përvoja që i shërbejnë jetës, argëtohet, edukohet me ndjenjën e së mirës dhe së bukurës, por dhe mban qëndrim ndaj së keqes dhe së shëmtuarës. Këtë mision të shkrimtarit Bedri Dedja ka arritur ta përmbushë në mënyrë të plotë edhe në këtë libër të mrekullueshëm.

Romani i vendos ngjarjet në kozmos dhe duhet vlerësuar veçanërisht për informacionin e bollshëm e të saktë shkencor që jep rreth galaktikës sonë, rreth sistemit diellor, për planetët që sillen rrotull Diellit e satelitët e tyre. Janë të dhëna shkencore që autori i ka hulumtuar me aq kujdes e këmbëngulje nëpër libra e fjalorë të astronomisë, në internet, në Wikipedia e në burime të tjera të kohëve të fundit. Janë të dhëna që nxitin interesin e të vegjëlve për shkencën dhe edukojnë pasionin për kërkimet shkencore.

Romani fantastiko-shkencor ka një kurth, ku mund të shkasë pa dashje e pa e kuptuar çdokush, ka rrezikun e terminologjisë së rënduar shkencore, rrezikun e rënies së veprës në nivelin e një traktati dituror, në një leksion shkencor popullarizues. Shkrimtari Bedri Dedja edhe këtij fenomeni i shmanget plot finesë. Të dhënat shkencore që i duhen nuk i fut në roman të thata e në mënyrë mekanike, por në mënyrë mjeshtërore, të përpunuara, të veshura me petk artistik, në mënyrë të figurshme. Kështu që lexuesit e vegjël këto dije i përvetësojnë lehtë dhe natyrshëm.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-45-9
Faqe : 180
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $7.00
eBook : $5.00

Presidenti i Planetit të Kuq

Bedri Dedja


Kategoria:

Komentet

4 komente ne “Presidenti i Planetit të Kuq”

  1. very nice

    mine

  2. liber shume terheqes

    aron

  3. shum i fort bash qeky pom vynn

    Rinesa

  4. shum i mirr

    Rinesa

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook