|
Sipas Kategorive
|
Sinopsi Në këtë studim mahnitës, ku tregohet se si ndërveprojmë me kohën në jetën tonë, Sarah Norgate na fut në psikologjinë e kohës. Ajo analizon qëndrimet e ndryshme dhe perceptimet e kohës në mbarë botën. Si nisi ideja jonë e ngulët lidhur me përpikërinë? Pse proverbat vendore të Sicilisë përforcojnë rëndësinë e mosngutjes dhe e marrjen e gjërave shtruar, ndërsa proverbat që vijnë nga vende shumë të industrializuara, janë të orientuara nga aspekti ekonomik (Mos e lër punën e sotme për nesër)? Pse disa vende, si Japonia, kanë një kulturë ku shfrytëzohen 24 orë në ditë 7 ditë të javës, ndërsa të tjera sapo kanë filluar të pranojnë se dyqanet duhet të qëndrojnë hapur të dielave? Dhe cili qytet ka ritmin më të shpejtë të jetës: Nju-Jorku apo Dublini? Rezultatet mund t’ju habisin. Vepra shumë entuziaste e Sarah Norgate për ritmin e shpejtë i bën konceptet shkencore të arritshme dhe interesante, nëpërmjet përdorimit të shembujve nga jeta e përditshme dhe gjetjeve të pazakonta të punës kërkimore. Në librin “Përtej orarit 9 me 5”, ajo hulumton marrëdhëniet tona me kohën dhe se si ndryshojnë ato gjatë jetës sonë, krahason kulturën që “shfrytëzon çdo çast kohor” – çka është mbizotëruese në botën perëndimore – me kulturat e Amerikës Latine, Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, kultura këto ku “koha përcaktohet nga ngjarjet”, dhe zbulon realitetin e “ekuilibrit punë-jetë”. Ajo përshkruan studime që tregojnë se foshnjat në të vërtetë mund “të dëgjojnë” – dhe të kuptojnë – ndërsa ndodhen ende në barkun e nënës. Si mund ta bëjnë të porsalindurit dallimin mes fjalive e madje mes gjuhëve, si dhe mënyrat për t’i vënë foshnjat në gjumë në mbrëmje. Si ndikohet përllogaritja e kohës nga ana jonë, nëse vuajmë nga sëmundja e Parkinsonit dhe e Alzheimerit apo nëse jemi autikë? A e dini se trupit, posaçërisht mëlçisë, i duhen deri në dy javë ta marrë veten prej lodhjes nga udhëtimi me avion? Dhe për atletët e ardhshëm – sepse disa njerëz janë natyrshëm më sportivë – Sarah Norgate ofron prova bindëse, që tregojnë se në të vërtetë praktika e bën njeriun të përsosur. Detaje rreth librit Formati :
Print
Përtej orarit 9 me 5 Sarah Norgate Komentet |
Kosto dhe koha e postimit
* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT * Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune. * Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 7-9 dite pune * Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune. ** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook |
Jepni mendimin tuaj