tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Në librin “Përtej arsyes” do të mësoni se si t’i përdorni emocionet për ta shndërruar një zhgënjim – qoftë ky i vogël apo i madh, profesional apo personal – në një mundësi përfitimi për të dyja palët.

Ne s’mund t’i ndalim emocionet, as rrjedhën e mendimeve. Sfida jonë është të mësojmë të nxisim emocione, që të na ndihmojnë në negociatat me të tjerët – dhe me vetveten. “Përtej arsyes” ofron këshilla të drejtpërdrejta dhe të dobishme për t’u bërë ballë emocioneve edhe në negociatat më të vështira – qofshin këto me një koleg në punë apo me një bashkëshort/e të nervozuar. Negociatat përfshijnë mendjen dhe guximin e çdokujt – pra, logjikën dhe emocionet. Ato sjanë thjesht argumente bindëse. Qeniet njerëzore nuk janë kompjuter. Përveç interesave të ndërsjella, edhe vetë ne jemi pjesë e negociatave. Kjo vlen edhe për emocionet tona dhe ato të palës tjetër.

Në këtë libër do të njiheni me pesë interesat bazë, që ndodhen në zemër të të gjitha sfidave më të mëdha emocionale. Çështë më e rëndësishme, do të mësoni se si të mbështeteni në këto interesa për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Duhet të punojmë së bashku që të arrijmë rezultate të kënaqshme për sa u përket interesave bazë për lidhje, vlerësim dhe autonomi. Vetëm atëherë statusi ynë do të respektohet dhe rolet tona do të na bëjnë të ndihemi më të realizuar. Si rezultat, sikurse ndodh pothuajse gjithnjë, procesi dhe thelbi i çështjes ecin krah për krah.

Për hartimin e këtij libri kaq të domosdoshëm, negociatori i njohur në mbarë botën, Roger Fisher, ka bashkëpunuar me psikologun Daniel Shapiro, ekspert në aspektin emocional të negociatave.
Në punën e tyre, për dhënien e këshillave të vyera, autorët veç bibliografisë së pasur, janë mbështetur në praktikat konkrete.
Ata kanë hulumtuar gjatë mbi emocionet dhe kanë arritur të na japin një vepër të një shkalle të lartë, një udhëzues të shkëlqyer, të shkruar bukur dhe me një stil të jashtëzakonshëm, çka e bëri atë mjaft të diskutueshme dhe të pëlqyeshme në botën akademike dhe atë universitare. Mos prisni që idetë që morët në këtë libër të funksionojnë vetë. Duhet që çdokush t’ kuptojë dhe t’i vërë në jetë ato. Veproni në mënyrë të tillë që të përmbushni interesat bazë, tuajat dhe të të tjerëve.
Krijoni një frymë bashkëpunimi, shprehni vlerësimin tuaj dhe respektojeni autonominë dhe statusin e secilit. Jepni ndihmesën tuaj, që rolet përkatës t¿ju bëjnë të ndiheni sa më të realizuar. Përdorimi me mençuri i interesave bazë, do të përmirësojë cilësinë e marrëdhënieve tuaja, si në punë dhe në familje. Mund ta ktheni një proces negociatash nga një ndërveprim stresues dhe shqetësues, në një dialog krah për krah ku secili dëgjon, mëson dhe e respekton tjetrin. Ju mund t’i përmirësoni të ardhurat tuaja. Po kështu, në vend që të nxisni zemërim, ju mund të stimuloni shpresë.

“Përtej arsyes”, është një libër që duhet ta lexojnë të gjithë ata që negociojnë – pra, të gjithë ne.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-12-8
Faqe : 302
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $11.00

Përtej arsyes

Roger Fisher, Daniel Shapiro


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Përtej arsyes”

  1. [...] Nëse i shpërfillni emocionet, s’do të ndiheni aspak më mirë. “Ju mund të përpiqeni t’i shpërfillni, por ato janë gjithnjë të pranishme”, shpjegon Daniel Shapiro te “Përtej arsyes”. [...]

    T’i shpërfillni emocionet? S’ka për të funksionuar | Saranda Ime

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook