tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$10.00

Sinopsi

 

Kombinatorika”, me të cilën mbyllet kolana e librave të hartuar posaçërisht për nxënësit dhe mësuesit e interesuar për olimpiadat matematike, pasqyron një pjesë teorike të rëndësishme e të domosdoshme të spektrit të kulturës matematike të atyre që aspirojnë të marrin pjesë në gara serioze, ku vihen në sprovë dhuntitë dhe talenti në lëmin e dijeve matematike.Krahas algjebrës, teorisë së numrave dhe gjeometrisë, të parashtruara në librat e tjerë, njohuritë kombinatorike përbëjnë një sektor mjaft të parapëlqyer, të pashtershëm, me materialin e të cilit sajohen ushtrime e probleme ndër më të bukurat, gjë që për t¿u zgjidhur kërkojnë intuitë, mprehtësi, ide origjinale, nuhatje për të kapur fillin e duhur. Nuk është rastësi që kjo problematikë i takon fondit të artë të visarit të olimpiadave.Edhe për përzgjedhjen e materialit të këtij libri autorët i janë përmbajtur kriterit të qartë, që ka shërbyer si udhërrëfyes për të gjithë kolanën. Ata nuk janë nisur kurrsesi nga joshje të papërligjura, por nga nevoja të diktuara nga përvoja e olimpiadave. Siç është theksuar edhe herë tjetër, për të garuar me sukses kërkohet parapërgatitje dhe kjo e fundit është mjaft e orientuar, pavarësisht se ky orientim nuk është formalisht i shpallur.Autorët, si drejtues aktivë të olimpiadave kombëtare por edhe si ndjekës të drejtpërdrejtë të Olimpiadave ndërkombëtare, kanë bërë një punë shumë të kujdeshme për hetimin e nënshtresave teorike mbi të cilat ndërtohen këto veprimtari. Një informacion të dorës së parë japin takimet dhe debatet për hartimin e teksteve. Si specialistë të formuar, mbi bazën e këtyre të dhënave, ata kanë përcaktuar saktë edhe rrugët më të mira për të siguruar parapërgatitjen duke qëmtuar nëpër këtë prizëm materialin e librit.

Vlen për shkollat e mesme dhe është në koherencë me domosdoshmërinë e thellimit të kulturës matematike të brezit të ri.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-60-2
Faqe : 268
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $10.00
eBook : $8.00

Njohuri plotësuese matematike për olimpiadat 3

Agim Bardulla, Agim Karçanaj, Fatmir Hoxha, Edmond Pisha


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook