tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$12.00

Sinopsi

Sekreti i mbretit Solomon drejt suksesit, pasurisë dhe lumturisë

Çdo vit tregun e pushtojnë me dhjetëra libra, që kanë si qëllim t’ju ndihmojnë të arrini më shumë sukses, pasuri dhe lumturi. Ndoshta do të mendonit: Nuk ka asgjë për të shtuar. Gjithë mençuria e duhur për t’i arritur këto synime është mjaft e vlefshme për atë që dëshiron ta përvetësojë dhe praktikojë.

Në librin “Njeriu më i pasur në kohëra”, Scott-i beson dhe u bindet ligjeve të Solomonit në rrugën drejt pasurimit, ndërkohë që mosdëgjimi i këshillave të tij pason me fryte të dobëta, deri në rrënim (siç ndodhi edhe me vetë Solomonin, kur shkeli rregullat e tij).

Sipas interpretimit që u bën Scott-i mësimeve të Solomonit, pasuria, suksesi dhe lumturia janë fryt i veprave tona. Libri ofron këshilla mbi veprimet që duhet dhe nuk duhet të ndërmerrni që t’ia dilni mbanë.

Krijoni një vizion të qartë, hartoni një plan të saktë, zbatojeni në praktikë me përpikëri, si dhe shmangni pengesat dhe grackat gjatë rrugës. Shumë pak ia dalin t’i shmangin deri në fund. Scott-i vendos theksin te partneriteti, qoftë kur është fjala për një këshillë miqësore, ashtu edhe për një partner biznesi, me qëllim që të fitoni mençuri, të arrini perspektiva të pamasa, si dhe të keni dikë që t’ju qëndrojë pranë në raste të vështira. Ai thekson nevojën e shfaqjes së zellit të duhur për të kapërcyer vështirësitë dhe përtacinë, duke ecur gjithmonë përpara pa u ndalur.

Duket sikur Solomoni urdhëron: “Thjesht, përpiquni!”

“Njeriu më i pasur në kohëra” është një udhëzues i dobishëm në rrugën drejt suksesit. Ndoshta idetë e trajtuara në të janë shumëvjeçare, bëni mirë t’ua vini veshin – do t’ju ndihmojnë pa masë.

 

Vlerësime për “Njeriu më i pasur në kohëra”

 

“Fantastike! Solomoni na jep çelësin që çel portat e suksesit, pasurisë dhe lumturisë. Në këtë libër, Steve Scott-i na e dorëzon dhe na mëson se si ta përdorim. Jeni duke filluar një biznes të ri apo jeni president i shumë kompanive, jam i sigurt se këto strategji çudibërëse do t’ju ngrenë në një nivel të tillë suksesi dhe pasurimi, saqë as ndër mend nuk ju shkon. S’është çudi që njeriu më i mençur, është edhe më i pasuri.”

- David Neeleman, themelues dhe president i Jet Blue

 

“Mendimet, këshillat, rrugëzgjidhjet dhe hapat e ofruar në këtë libër sjellin ndryshime rrënjësore. Zbatojini në jetën profesionale apo atë familjare. Do të kuptoni se kanë fuqinë çudibërëse të ndryshimit.”

Joan Lunden (ish-folës në Good Morning America)

 

“Ky libër është fryt i një ideje mrekullibërëse, të zhvilluar me interpretimin nga Steven Scott-i i Librit të fjalëve të urta, në të cilin ai tregon dhe dëshmon se, çdo problem në jetë e ka një zgjidhje. Njeriu më i pasur në kohëra e përcjell më së miri përmbajtjen.”

Hugh Downs

 

“Libër tepër ngacmues. Jua kthen jetën në të ndritur dhe të suksesshme. Ndonëse unë vetë lexoj çdo ditë nga një kapitull të Fjalëve të urta, nuk i kam parë kurrë kaq të shtjelluara dhe praktike. Kjo do t’ju ndihmojë shumë, madje duke më përfshirë edhe mua.”

Ruth Graham, autore e “Trashëgimi dashurie dhe besimi”

 

“Fantastik! Steve Scott-i ka zbërthyer Kodin e Solomonit. Ai e merr mençurinë hyjnore të Solomonit dhe e transformon në hapa të fuqishëm e përsëri të thjeshtë, të cilat mund t’i ndërmarrim në rrugën drejt rezultateve dhe suksesit të jashtëzakonshëm, si në jetën private, ashtu edhe në atë profesionale. Ka shumë rëndësi mënyra se si na tregon të bashkëpunojmë me këshilltarin ideal (se si ta kërkojmë dhe gjejmë atë). Ky libër do t’jua kthejë jetën nga të qëllimshme, në të realizuar.”

- Chuck Norris, yll kinemaje dhe televizioni

 

“Steven Scott-i e njeh Perëndinë, por ai ka edhe intuitën e biznesit. Libri i tij i ri, bazuar në të fshehtat e mbretit Solomon drejt suksesit është dinamit, i cili kërkon të shpërthejë pluhurin e rëndë që ka mbuluar zemrat dhe mendjet tuaja dhe t’ju kthejë në realitet. Njeriu më i pasur në kohëra është një prej librave më të mirë që kam lexuar. Mos e humbisni!

- Dr. Jerry Falwell, themelues dhe kancelar i Liberty University

 

“Mprehtësia e mahnitshme e Steve Scott-it na ndihmon të kuptojmë mençurinë e Solomonit në një mënyrë që pak nga ne mund ta bëjnë. Më e rëndësishmja, ai na tregon si ta zbatojmë këtë fuqi çudibërëse në çdo fushë të rëndësishme të jetës, atë profesionale, familjare dhe atë të besimit.”

- Michael Landon i Riu, shkrimtar, regjisor, producent

 

“Për më se tridhjetë vjet me radhë, Steven Scott-i ka jetuar me njeriun më të pasur në kohëra. Në këtë libër, do të jetoni ju me Steven-in. Do t’jua pasurojë jetën.”

- Gary D. Chapman, autor i librit bestseller “Pesë gjuhë dashurie” dhe “Katër stina martesash”

 

 

Autori

 

Steve Sott-i humbet nëntë vende pune, gjashtë vjetët e para pas diplomimit. Të ardhurat e tij arrinin jo më shumë se gjysma e mesatares. Atij iu tha nga disa eprorë se nuk do të kishte kurrë sukses në profesionin që kishte zgjedhur. Megjithatë, në vendin e dhjetë të punës, Steve bashkëthemeloi ATC-në (American Telecast Corporation) dhe grupin e kompanive me mallra konsumi. Së bashku me partnerët, krijoi nga asgjëja më se dhjetë kompani shumëmilionëshe. Ai u bë një milioner, madje i bëri të tillë edhe 40 bashkëpunëtorë të tij. Ai ka faturuar dy miliardë dollarë shitje, duke u vlerësuar si një prej sipërmarrësve më të suksesshëm të shitjeve me telefonata nga ekrani.

Steve mban autorësinë e skenarëve, është producent dhe regjisor i produksioneve dhe spoteve publicitare të panumërta, të vlerësuara me çmime prestigjioze, ku shfaqin imazhin e tyre personalitetet të artit, si: Cher, Jane Fonda, Kathy Lee Gifford, Charlton Heston, Tom Selleck, Chuck Norris, Michael Landon dhe më se 70 personalitete të tjera të njohura. Përveç dy librave, të botuar nga “Simon & Schuster”, Steve, së bashku me ekspertin e marrëdhënieve njerëzore doktor Garry Smalley, është bashkautor i dy librave dhe i më se 20 videove shumë të shitura.

 

Steve është orator i shkëlqyer për temën e arritjeve në jetën private dhe atë profesionale, si dhe në temën e prodhimtarisë korporatave.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-21-0
Faqe : 216
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $12.00
eBook : $10.00

Njeriu më i pasur në kohëra

Steven K. Scott


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook