tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Të gjithë duam ato gjëra për të cilat jemi të sigurt se do të na bëjnë të lumtur: para, sukses, pavarësi, dashuri. Por kur më në fund i kemi, për habinë tonë, jemi po njësoj të trishtuar, të rënduar apo ata njerëzit asnjanës që kemi qenë gjithmonë. Pse ndodh kjo? Mos është faji ynë?
Mos vallë aftësia për të qenë të lumtur është e programuar gjenetikisht brenda nesh, ashtu si ngjyra e syve? Fatmirësisht jo. Ju mund t’i mësoni vetes të jeni të lumtur dhe të gëzoni çdo ditë, dhe M. J. Ryan, autorja e librave më të shitur – Fuqia e durimit dhe Ndjenjat e mirënjohjes – ju tregon se si.
Gjatë punës së saj M. J. Ryan u mëson qindra klientëve si ta zbulojnë dhe ta ndiejnë vërtet gëzimin në jetën e tyre. Ajo u jep atyre mjetet për të rrëzuar atë që i pengon dhe për të revolucionarizuar mënyrën si e përjetojnë jetën. Tani është radha juaj për të krijuar lumturinë.
Dëshira e vetë Ryan-it për të qenë e lumtur në fillim bëri që ajo të studionte çfarë dihet për lumturinë nga shkenca, psikologjia dhe urtësia në të gjithë botën.

Në kërkim të lumturisë përmbledh gjithë këto njohuri dhe paraqet një plan që do t¿ju ndihmojë:

- Të hiqni pengesat e lumturisë, si: shqetësimin, frikën, zilinë dhe mëritë.

- Të zbuloni nxitës të lumturisë, si: rrjedhjen, punën kuptimplotë, sfidat dhe mirënjohjen.

- Të stërvitni trurin tuaj për të përjetuar kënaqësi, madje dhe gëzim.

- Mësoni të mendoni në mënyrë optimiste (është vërtet e mundur!).

- Gjeni mënyra çdo ditë për të gëzuar, madje për të shijuar çastet e jetës suaj. Plot me histori prekëse, citate frymëzuese dhe urtësinë e dikujt që i ka përjetuar, Në kërkim të lumturisë ofron mjetet për të gjetur më në fund lumturinë e pakapshme.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-764-3-8
Faqe : 222
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $5.00

Në kërkim të lumturisë(Si mund të ndihemi të lumtur e të gëzuar çdo ditë)

M. J. Ryan


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook