tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh s’është veçse një përpjekje imja për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit.

Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella e të amplifikuara me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese për shekullin XXI e në mit të origjinës për një botë të re e të ashpër, që ndoshta askush nuk e ka mirëpritur.

Administrata e presidentit George W. Bush që i kish fituar zgjedhjet e vitit 2000 në një klimë krejt tjetër e në vazhdën e indinjatës amerikane për aventurat seksuale të presidentit të mëparshëm Bill Clinton u kap e papërgatitur ndaj këtij zhvillimi; mbarë Amerika u kap e papërgatitur. Pati një të krisur në rendin e sendeve…

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-95-8
Faqe : 236
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $7.00
eBook : $5.00

Midis zhgënjimit dhe mitit

Ardian Vehbiu


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Midis zhgënjimit dhe mitit”

  1. Gjej rastin ta pershendes dhe ta uroj per kete liber te bukur nje ish -kolegun tim, Ard Vehbiu.Nepermjet ketij libri, autori na ndihmon te shuajme iluzionin per endrren e madhe amerikane. Ardiani i perket atij brezi studiuesish , qe pas prof. Cabejit , zor se do t’i vine me Institutit te gjuhesise. Nje poliglot qe ne moshe sh. te re dhe nje kontribues i vecante ne fushen e leksikologjise.
    Gjej rastin te falenderoj Botimet Maks per keto libra kaq te mire qe ka botuar.

    Florika Tamburi

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook