tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Filip Kotler është një nga ekspertët më të njohur në strategjinë e marketingut dhe ka marrë çmimin “Lideri i mendimeve të marketingut” prej Shoqatës Amerikane të Marketingut. Aktualisht ai është professor me gradën S. C. Johnson & Son në degën e marketingut kombëtar në Kellogg School of Management of Northwestern University në Çikago.

Librat e tij janë shitur në më shumë se 3 milionë kopje në 20 gjuhë të botës, përfshirë këtu edhe librat “Menaxhimi i marketingut” (tashmë botimi i 12-të) dhe “Kotler mbi marketingun”.

Tani ai jeton në Evanston, Ilinois. Nëse do t’ju jepej mundësia të takoheshit me guru-në e marketingut, cila do të ishte pyetja që do të dëshironit t’i bënit? Tashmë nuk ju duhet të mendoheni.

“Marketingu: përgjigjet e disa pyetjeve më të rëndësishme për marketingun”, një libër i ndërtuar me pyetje-përgjigje, përmbledh esencën e përvojës shumëvjeçare të Filip Kotlerit.

Autori ka zgjedhur prej mijëra pyetjeve që i janë drejtuar vitet e fundit nga klientët, studentët, biznesmenët e gazetarët dhe ka trajtuar çështjet më të rëndësishme të marketingut, si për shembull:  ” Cilat janë disa nga problemeve kryesore me të cilat përballen njerëzit e marketingut ditët e sotme?”

“Ç’aftësi duhet të kenë drejtuesit e marketingut për të qenë të suksesshëm?”

“Cilat janë metrikat që mund të përdorin kompanitë për të gjykuar paraqitjen e tyre të marketingut?”

“Në ç’mënyrë po ndikojnë globalizimi dhe teknologjitë e reja në marketing?”

“Cili do të jetë departamenti i marketingut i së ardhmes?”

Ky libër kryevepër na njeh me njërin prej gjenive të marketingut. Argumentimi teorik dhe këshillat praktike të autorit do të vlerësohen prej profesionistëve të marketingut, akademikëve dhe lexuesve të zakonshëm.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-23-1
Faqe : 264
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $12.00

Marketingu

Philip Kotler


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook