tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë që do t’i njihni nga Testamenti i Ri, duke përfshirë edhe Klaudius Lisias. Rastësisht, Pjetri kishte një grua që udhëtoi me të, kështu që ajo mund të ketë qenë një nga gratë rreth Jezusit. Cila nga ato? Unë zgjodha Suzanën, por edhe mund të jem gabuar. Personazhet letrare? Nga personazhet kryesore janë: Atikus, Flavius, Gaius, Kuintus, Beniamini dhe Hadasah.

 

E gjora Mari Magdalenë! Ajo vërtet ka qenë akuzuar më kot gjithë këto vite. Tradita na ka furnizuar ne me shumë informacion rreth saj, që është me siguri pothuajse e pasaktë. Historia e shekullit të parë nuk e portretizon atë si një prostitutë, grua që tradhton burrin apo si grua të Jezusit. E vetmja gjë që Shkrimet na thonë posaçërisht rreth Marisë nga Magdala është që Jezusi e çliroi atë nga shtatë demonët.

Ne mund të pranojmë gjëra të tjera rreth saj nga të dhënat biblike. Së pari, ajo qe ndoshta një grua e vjetër dhe mjaft e respektuar, sepse është përmendur në shtatë të parat nga tetë herët, kur Shkrimet përmendin gratë e pranishme me Krishtin. Ata që do ta portretizonin Maria Magdalenën si një prostitutë, grua të pabesë apo grua të Jezusit i kanë marrë hamendjet e tyre nga këto burime të gabuara.

Shumë njerëz, duke përfshirë Papën Gregori I, kanë ngatërruar Marinë nga Magdala me një të paemër, grua mëkatare, që mirosi këmbët e Jezusit në shtëpinë e Simonit (Luka 7:36-39); dhe Marinë e Betanisë, që mirosi këmbët e Jezusit në shtëpinë e saj (Gjoni 12:1-7). Por në 1969, Kisha Katolike pranoi heshtazi, që Gregori qe gabuar: pra, Luka dhe Gjoni nuk e kishin fjalën për Mari Magdalenën.

Të tjerë janë përpjekur ta portretizojnë atë si grua të pabesë (Gjoni 8:1-11), por ajo zor se mund të ishte Maria, sepse kjo skenë ndodh jashtë Tempullit dhe Maria rronte në Magdala përpara se të takonte Jezusin.

Për më tepër, më të lashtat dorëshkrime greke nuk e përfshijnë Gjonin 7:53 – 8:11, kështu që historia mund të jetë apokrife.

A ishte Mari Magdalena e dashura e Jezusit? As mos e mendo! Më pëlqen mënyra se si mikesha ime Liz Kurtis Higs e trajton këtë çështje në librin e saj “Maria e çmendur”: Jezusi e donte Mari Magdalenën, me siguri. Ai e njihte atë mirë. Por ai përdorte të njëjtat fjalë për të gjithë dishepujt e vet: të duash, të dish. Të njëjtat fjalë greke, të njëjtat emocione. Në një kuptim ai na njeh ne të gjithë shumë mirë. Psalmisti rrëfehet për të gjithë ne: “Ti e di kur unë ulem e kur ngrihem; ti e kap mendimin tim që larg. Ti… je familjar me gjithë mënyrat e mia”  [Psalm 139:2-3]**

Shumë feministe bashkëkohore dhe admiruese perëndeshash janë përpjekur ta ngrenë Mari Magdalenën duke e lidhur atë me Jezusin seksualisht… një kundërshti në përqasjet edhe sikur të qe një e tillë.

Dhe e fundit: Jezusi rrojti një jetë pa mëkate që përfshinte qëndrimin larg kurvërisë e qejfeve. Ai i qe kushtuar krejtësisht dëshirës së Atit dhe qëllimit të tij çlirimit të njerëzimit.



** Liz Curtis Higgs, Mad Mary (Sisters, OR: WaterBrook Press), 2001, p. 189.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-51-3
Faqe : 512
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Magdalena

Angela Hunt


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook