tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Në këtë libër gjenden receta të ndryshme për prodhimin e bukëve. Në çdo recetë, masat janë matur në mënyrë të tillë që të përgatiten një bukë e madhe ose dy bukë të vogla, sasi kjo që i mbulon nevojat e një familjeje të sotme. Buka, si ushqim parësor, përbën një traditë të zakonshme të njerëzimit në shekuj, në të gjitha koordinatat gjeografike.

Në varësi me produktet e çdo krahine, historinë, rangun shoqëror, pikëpamjet fetare të njerëzve si dhe nevojat e tyre, u zhvillua kultura e lashtë e përgatitjes së bukës. Një ushqim i përditshëm dhe kaq i nevojshëm për vlerat e tij ushqimore, natyrisht që vuri në lëvizje aftësitë kërkimore dhe shpikëse të njerëzve. Në këtë mënyrë filluan të prodhoheshin bukë të ndërlikuara, me erëza, me bimë botanike, me fara, sipas nevojave dhe traditave ushqimore të çdo shoqërie. Gjithashtu, prodhoheshin edhe bukë të zakonshme, të cilat megjithëse përgatiteshin me produkte të thjeshta, ishin të shijshme.

Duke qenë se jetojmë në një epokë të komunikacionit dhe të kryqëzimit të vazhdueshëm të kulturave, huazojmë gjithnjë e më tepër traditat kulinare të vendeve të tjera, fakt ky mjaft pozitiv.

Një ushqyerje e mirë është karakteristikë e përbashkët për të gjitha vendet e zhvilluara. Në këtë mënyrë bëhet një shkëmbim interesant produktesh dhe traditash, të cilat i përshtaten jetesës sonë dhe që, me kalimin e kohës, bëhen pjesë e traditave tona. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se preferencat rriten dhe ndryshojnë vazhdimisht.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-825-9-4
Faqe : 184
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $5.00

Lloje të ndryshme bukësh

Katerina Greno


Kategoria:

Komentet

2 komente ne “Lloje të ndryshme bukësh”

  1. une si mama besoj se ky liber do jete shume i vlefshem

    dea

  2. ky liber eshte i mbrekullueshem :D

    melisa

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook