tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$16.00

Sinopsi

Libri më i shitur në botë KUR HUMBA “VIRGJËRINË” është një autobiografi e biznesmenit më të shquar britanik Richard Branson. Bransoni ka një listë me arritje, të pakrahasueshme me asnjë biznesmen tjetër britanik. Një burrë i jashtëzakonshëm, me një autobiografi të jashtëzakonshme. Një libër i shkëlqyer. Imponues. Demaskues. Zbavitës. Frymëzues. I sinqertë dhe me humor. Për cilindo që ka një zell përvëlues sipërmarrjeje, kujtimet e tij mund të konsiderohen si shumë të ngjashme me një tekst të shenjtë. Një udhëtim ku i provon të gjitha… Lexoni se çfarë ka bërë ky njeri i shkëlqyer dhe punëtor i palodhur, për të qenë i suksesshëm.

Richard Branson thotë: “Filozofinë time të biznesit” nuk besoj se mund t’ia jap dikujt për ta mësuar sikur të ishte një recetë. Nuk ka teknika që të garantojnë suksesin. Askush nuk mund t¿i përcaktojë qartësisht arsyet e suksesit të biznesit dhe më pas t’i fusë në një shishe, siç bën me një parfum. Nuk është kaq e thjeshtë. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jesh aty, ta nisësh që në fillim me sukses dhe, nëse ke edhe një ekip të mirë rreth vetes dhe pak më shumë fat, mund ta bësh diçka realitet. Biznesi është një substancë e ndryshueshme, fluide dhe, sa për mua, mendoj se grupi nuk mund të qëndrojë kurrë në qetësi. Ka qenë vazhdimisht një gjë e papërcaktueshme, në ndryshim. Por vetëm kur kërkon të shkruash një libër si ky, e kupton se sa larg dëshiron të shkosh ende.

Kjo është mënyra se si e shikoj unë këtë libër: Një raport të plotë të 50 viteve të jetës sime, vitet e betejës, por gjithashtu të punës dhe të një jete gjithmonë në progres. Ky libër nuk ka pasur kurrë për qëllim të ishte një fletë e thatë bilanci, por shpresoj të japë një ide të asaj që ka qenë e rëndësishme në jetën time dhe për njerëzit që më kanë rrethuar deri tani. Secila prej këtyre sipërmarrjeve individuale ishte një hap drejt së panjohurës për kompaninë, paksa si humbja e virgjërisë së dikujt. Por ndryshe nga humbja e virgjërisë, mund të vazhdosh ta përqafosh të renë dhe të ndryshmen vazhdimisht e vazhdimisht në çfarëdo lloj mikrobote që krijon për veten tënde.

Kjo është ajo që unë kam dashur gjithmonë për Virgin dhe, sido që ta kem arritur, me punë ose fat, nuk mund të kishte qenë ndryshe. Libri këshillohet për tu lexuar nga biznesmenë, njerëz me ambicie në karrierë, studentë të mirë, manaxherë, profesionistë të zotë, politikanë etj.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23 – 23 -4
Faqe : 429
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $16.00
eBook : $14.00

Kur humba “virgjërinë”

Richard Branson


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook