tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$14.00

Sinopsi

Aktivistja Tesa Kuejëll gjendet e vrarë në mënyrë mizore në një zonë të pabanuar të Kenias Veriore. Në vendngjarje të gjitha gjurmët të çojnë në një krim pasioni, sidomos pasi një doktor, i cili ishte edhe shoqëruesi i saj, duket të jetë arratisur nga vendi i ngjarjes.

Anëtarë të ambasadës britanike në Najrobi kujtojnë se vejani i Tesës, një koleg aspak ambicioz, gojëmbël dhe fort i dhënë pas kopshtarisë, Xhastin Kuejëll, do t’ua lërë atyre në dorë zgjidhjen e çështjes. Dhe ky është një gabim fort trashanik, pasi i përndjekur nga brejtja e ndërgjegjes dhe i shtyrë nga thashethemet që qarkullojnë për tradhtitë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kuejëlli i lë të gjithë pa mend duke i hyrë një odiseje personale, që do ta çojë atë përmes tre kontinentesh.

Duke përdorur rrugët që e kanë mësuar të luajë me sekretet diplomatike, ai do të vërë në rrezik vetë jetën e tij, duke mos u ndalur përpara asgjëje derisa të zbulojë dhe t’ua rrëfejë të gjithëve të vërtetën: një komplot ndërkombëtar vdekjeprurës ku përfshihen miliarda dollarë, një kompani farmaceutike dhe një burokraci e korruptuar, që i ka rrënjët aq thellë, sa Kuejëllit nuk do t’ia kishte marrë kurrë mendja.

Ngjethës, zemërthyes dhe i mbrujtur me shumë mprehtësi, “Kopshtari i paepur” është jo vetëm rrëfimi tejet prekës i një burri që vesh hiret e fisnikërisë nga vdekja tragjike e së shoqes, por edhe një hulumtim i shkëlqyer i anës së errët të kapitalizmit të shfrenuar. Një tjetër rrëfenjë klasike.

Asnjë shkrues i ditëve të sotme nuk di ta mbajë më mirë pezull lexuesin. Askush nuk di që, në të njëjtën kohë, të krijojë edhe një linjë torturuese veprimi, kaq të ndërlikuar. Një roman fuqiplotë dhe prekës, që zë vend ndër më të mirët e Le Carrésë. Me pak fjalë, është një libër që nuk duhet lënë pa u lexuar.

- Sunday Telegraph

Le Carré na shtron pyetje të thella, që na prekin në zgrip të shpirtit, pyetje mbi dëmet për të cilat është fajtore vetë raca njerëzore, për dëmet që ka bërë e vazhdon të bëjë, si ndaj planetit, ashtu edhe ndaj vetvetes. Dhe të gjitha këto na i thotë me një libër që të mban në ankth, që na provon edhe një herë se mjeshtri i madh i rrëfimeve të Smajlit, nuk e ka humbur finokërinë e tij.

- Daily Mail

Le Carré merr një kthesë të re, mjeshtri i vjetër ka zhvilluar një teknologji të re, që i përgjigjet epokës bashkëkohore… Gjithsesi, ai që e bën këtë libër të dallojë nga të tjerët është pasioni.

- The Times

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-28-9
Faqe : 597
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14.00
eBook : $12.00

Kopshtari i paepur

John le Carre


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook