tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Berlin, qershor 1963. Xhek Telleri nuk duhej të ndodhej atje. Ai nuk ishte më efektiv i Kompanisë pas dështimit në Gjirin e Derrave. Por një agjent i CIA-s nuk del kurrë nga loja. Dhe pikërisht disa ditë përpara vizitës së presidentit Xhon Fitzxherald Kenedi në Berlin, një njeri misterioz nga Gjermania Lindore pretendon se ka një informacion të rëndësishëm, por atë mund t¿ia kalojë vetëm një njeriu të vetëm: Xhekut. Informacioni në fjalë ka të bëjë me një komplot, që arrin deri në nivelet më të larta të qeverisë amerikane.

Drejtuesit e Xhekut, përfshi edhe ish-këshilltarin dhe mbrojtësin tij, Sem Klein, besojnë se është një kurth komunist. Por ciniku i madh Xhek nuk është aq i sigurt dhe me gjithë kërcënimet e eprorëve të tij, ai i futet kërkimit të së vërtetës. Në botën e spiunazhit asgjë nuk është ashtu siç duket dhe askujt nuk i duhet besuar. Këto rregulla Xheku nuk mund t’i harrojë, përderisa kërkon të parandalojë një katastrofë globale… dhe të jetojë ca ditë më shumë.

Një roman unik, i shkruar në mënyrë brilante, ku ndërthuren kthesat e errëta, aksioni që të le pa frymë dhe personazhe të paharrueshëm. “Komploti i Berlinit” i mban lexuesit gojëhapur deri në fjalinë e fundit.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-63-7
Faqe : 388
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Komploti i Berlinit

Tom Gabbay


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Komploti i Berlinit”

  1. Kisha pasur shum e deshire ta kem kete libere ‘Komploti i Berlinit

    Xhavit Rexhahmetaj

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook