tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$11.00

Sinopsi

Kryeinspektori në pension, Frenk Elder, ka shumë arsye për të zgjedhur një jetë të izoluar në Kornuoll: martesa e tij u shkatërrua, pasi e bija 15-vjeçare, Katerina, u rrëmbye, u përdhunua dhe thuajse u vra një vit më parë. Pas makthit të Katerinës, akuzat e ndërsjella të bashkëshortëve helmuan çdo mundësi që martesa të vazhdonte, ndërkohë që edhe marrëdhëniet e Frenkut me të bijën u përkeqësuan.

Frenku e gjen rehatinë në vetminë e Kornuollit dhe pajtohet me mjedisin e ri, derisa merr një telefonatë nga ish-bashkëshortja, Xhoana, që e informon se Katerina po vepron pa tru në kokë, padyshim si pasojë e përvojës së saj traumatike.

Megjithëse e bija i ka mohuar çdo lloj komunikimi gjatë muajve të fundit, Frenku merr vendimin të kthehet në Londër për të parë se ç¿mund të bëjë. Ndërkohë, në zemër të Londrës, nënkomisarja Medi Bërç bëhet një nga personat kryesorë në arrestimin e Xhejms Uilliam Grantit, një krimineli të rrezikshëm, që policia e kishte në shënjestër prej kohësh.

Në çastin kur Medi qëndron në këmbë përpara tij, e paarmatosur, Granti vritet nga një oficer policie tjetër, në rrethana të dyshimta. Pas kësaj ngjarjeje, Medi nuk gjen dot qetësi dhe ndihet e kërcënuar edhe në shtëpinë e saj. Bërçi është profesioniste, nuk bie lehtë pre e histerisë, prandaj s¿e ka të lehtë ta përballojë këtë shqetësim të pazakontë. Kur ajo bindet gjithnjë e më shumë se dikush po e ndjek, shoqja e ngushtë, edhe ajo oficere policie, ia mbush mendjen se gjithçka i vjen nga shqetësimi nervor pas vrasjes së Grantit. Pasi e ndjek me takt të bijën kokëfortë, Frenku kthehet në Kornuoll, por aty merr një tjetër telefonatë – kësaj radhe nga departamenti. Është një raport rrëqethës, që e detyron të lërë pensionin dhe t¿i kthehet punës së lënë pas.

Në Londër, Elderi caktohet të ndihmojë kryeinspektoren Karen Shilds, e cila i pranon qejfprishur shërbimet e veteranit me përvojë, në gjurmimin e një përdhunuesi. Megjithëse hetojnë në të gjitha drejtimet e mundshme, inspektorët janë të pasigurt dhe Elderi intrigohet nga dyshimet lidhur me vrasjen e Grantit. E, si për t¿i koklavitur edhe më shumë ditët e ngarkuara të Elderit, e bija shkel ligjin dhe ky rebelim i saj e afron Frenkun, në përpjekje për të ndihmuar të bijën e lënduar. Joshja midis Elderit dhe Shildsit, e cila është e zezë, e lezeton linjën kryesore të romanit dhe marrëdhënia e tyre e çuditshme injekton elementin e humorit në procedurat e policisë. Karen Shildsi është kundërhelmi i përsosur për këtë njeri: një profesioniste e çiltër dhe freskuese.

Përdhunuesi dhe policët e përlyer e bëjnë kthimin e Elderit të suksesshëm, Frenku ia del të riafrohet me Katerinën e trazuar dhe mjerimet e tij të kohëve të fundit lehtësohen ndjeshëm nga puna e shkëlqyer e Karen Shildsit në polici dhe prirja e saj për ta vënë gjithnjë në lojë.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23 - 22 - 7
Faqe : 365
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $11.00
eBook : $9.00

Kocka dhe hi

John Harvey


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook