tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Libri “Këmbëngul të jesh vetvetja” flet për konfliktet me të cilat përballen adoleshentët sidomos në shkollë.

26 adoleshentë të të gjitha rracave rrëfejnë për jetën e tyre dhe se sat ë vështirë e kanë të jenë vetvetja, sidomos kur i mbajnë nën kontroll, kur i sulmojnë, kur u bëjnë presion, kur i përjashtojnë dhe kur nuk i respektojnë.

Ti tregosh kush je nga shoqëria që zgjedh, nga vendi ku ulesh për të drekuar, nga vendi ku rri, nga rrobat që vesh, nga muzika që dëgjon, nga mënyra sesi flet, madje dhe nga mënyra sesi ecën.

Të tjerët i bëjnë përcaktimet pëe ty nisur nga raca jote, paraqitja fizike, ku jeton, ose prirja jote seksuale.

Njerëzit gjykojnë lehtë, por nisen ata për të bërë këtë? Si mundet që adoleshentët të jenë vetvetja? Sa rëndësi ka kjo për ta dhe jetën e tyre?

Dauna dëgjon muzikë rrok, flet me fjalë të mëdha dhe nuk kërcën mirë. Kësht shokët, madje dhe familja, e akuzojnë se nuk është aq zezake sa duhet.

Rana, një arabo-amerikane, u bë object urrejteje pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Nadishian e tallin sepse nuk vesh rroba të modës, ndërsa Xheniferit i bien në qafë sepse është e shëndoshë.

Xhenin e tallin se është kinez, Xheremian se është homoseksual, ndërsa Xhamelin se nuk pi marihuanë.

Në 26 historitë e treguara në vetën e parë, adoleshentët rrëfejnë për jetët e tyre dhe se sat ë vështirë e kanë të jenë vetvetja, sidomos kur i mbajnë nën kontroll, kur i sulmojnë, kur ju bëjnë presion, kur i përjashtojnë dhe kur nuk i respektojnë.

Ata vazhdimisht pyesin : Pse të gjithë kanë të njëjtin problem me mua? dhe A mund të ndryshoj dicka te vetja, që të mund të përshtatem me të tjerët? Ndoshta dhe ti ia ke bëtë këto pyetje vetes.

Të lexosh këtë libër është si të flasësh me ata adoleshentë që kanë qenë në pozitën që ti gjendesh tani, që kanë kaluar ato që ti po kalon tani dhe që e dinë se si ndihesh.

Ato nuk kanë të gjitha një fund të lumtur, pasi nuk ka zgjidhje magjike për problemet.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-24-8
Faqe : 194
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $5.00

Këmbëngul të jesh vetvetja

Pergatitur nga AL DESETA


Kategoria:

Komentet

2 komente ne “Këmbëngul të jesh vetvetja”

  1. liber fantastik ^_^

    dea

  2. Shume e bukur

    Miri

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook