tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Sipas një studimi të fundit, botuar në “Guardian”, faktor kryesor për të arritur suksesin është lumturia dhe jo të punuarit shumë.

Njerëzit gazmorë kanë më shumë gjasa që të provojnë gjëra të reja dhe ta sfidojnë veten, gjë që forcon emocionet pozitive dhe sjell sukses më të madh në punë, marrëdhënie më të efektshme dhe shëndet më të mirë.

Në këtë udhëzues praktik të shkruar me stil miqësor, autori ju flet për teknikat që kanë ndihmuar tashmë mijëra njerëz:

  • Për të arritur sukses, në dukje pa shumë mund.
  • Për të shndërruar marrëdhëniet, financat dhe shëndetin.
  • Për t’u ndierë çdo ditë të lumtur, pavarësisht nga rrethanat.
  • Për të bërë një jetë të frymëzuar (dhe frymëzuese).

 

Ne të gjithë përpiqemi të kemi atë që duam, ndërkohë që bëjmë atë që, faktikisht, bëjmë në jetën tonë.

Ju mund të arrini çdo gjë që doni paraqet një model që ngjason me busullën, duke ju ndihmuar të ndiqni ëndrrat tuaja. Gjejmë në të një shumësi shenjash drejtuese, që autori i quan “Rruga me pengesa drejt suksesit”, për t’ju ndihmuar të mbërrini atje ku doni.

I lehtë për t’u lexuar, duket më shumë si një bashkëbisedim me autorin, sesa si leximi i një libri. Për më tepër, shoqërohet me ushtrime praktike, të cilat ju mund t’i vini në zbatim në jetën tuaj, menjëherë.

Libri përshkruan nga mbajtja e qëndrimeve të caktuara dhe botëkuptimi deri tek taktikat, të mësuarit dhe marrëdhëniet.

Për shembull, kur në të flitet për vetëvlerësimin, del në pah se nuk ka asnjë arsye të besosh se opinioni juaj për vetveten është i saktë. Kështu që, përse të lodheni? Ju mund të keni të drejtë, mund ta keni gabim, por kjo nuk ka rëndësi. Kini besim te vetja pa ndonjë arsye të fortë dhe do të keni një jetë të lumtur.

Një libër argëtues, me përplot ide brilante.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978- 99956-23- 38 - 8
Faqe : 384
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $12
eBook : $10

Ju mund të arrini çdo gjë që doni

Michael Neill


Kategoria:

Komentet

2 komente ne “Ju mund të arrini çdo gjë që doni”

  1. Libri eshte i mrekullueshem, mendoj se eshte nje terapi per shpirtin dhe mendjen. Secili prej nesh duhet ta kete ne komodinen e tij dhe ti rikthehet pikave kyce sa here ndjehet ne plogeshti ose ne rutinen e merzitshme. Suksese :)

    Enkeleda

  2. Un mendoj se revetat jon shumm te mira

    ferizede

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook