tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$12.00

Sinopsi

I shkruar nga bashkautori i best-sellerit “Nuk janë të mëdhenjtë që hanë të vegjlit, por janë të shpejtët që hanë të ngadaltët”, ky libër është një udhëzues i domosdoshëm menaxhimi, për të bërë të mundur që strategjitë afatgjata dhe synimet e përditshme që caktojnë kompanitë, të realizohen në mënyrë të suksesshme.

 

 

Menaxherët e mirë – të çdo niveli qofshin – dinë të vlerësojnë rëndësinë e planifikimit strategjik dhe vendosjen e afateve konkrete për punonjësit. Por edhe ata më të mirët, shpesh nuk arrijnë të nxisin apo të mbështesin procese kyçe, që i bëjnë të suksesshme planet e hartuara me kujdes.

Studimet tregojnë se, gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, në 83 për qind të rasteve kur korporatat mbeten në vend, kjo nuk ndodh për shkak të ndonjë faktori të jashtëm ekonomik, por si pasojë e mungesës së ndjekjes së procesit të punës deri në fund brenda vetë kompanisë.

Te libri Jo çfarë thua, por çfarë bën, Laurence Haughton identifikon hapat e gabuar që shkaktojnë dështimin e nismave dhe shpjegon si të mbyllet hendeku mes synimeve të kompanisë dhe asaj që ndodh vërtet.

Duke intervistuar drejtues të niveleve të larta nga kompani të tilla, si: IKEA, Wall Street Journal, Charles Schwab, Time Warner, Watson Wyatt, Pella Corp etj., Laurence Haughton shpalos disa strategji thelbësore për të bërë të mundur realizimin e nismave të ndryshme, si p.sh.:

1) “Bindi” më tepër punonjësit për nismat e reja.

2) Drejtpeshoje kontrollin me koordinimin për ta bërë skuadrën më të efektshme.

3) Sigurohu që pikësynimet të jenë plotësisht të qarta.

4) Mbaj përditë një ndjesi urgjence dhe inercie.

 

I mbushur me shembuj nga jeta e vërtetë për mënyrën si ndjekja e suksesshme e procesit të punës ndërpret harxhimin e kotë të burimeve, përmirëson prodhimin dhe parandalon gabime të kushtueshme, libri Jo çfarë thua, por çfarë bën u jep manaxherëve të çdo niveli nëpër korporata dhe kompani instrumentet që u nevojiten për të eliminuar dështimin që vjen si rezultat i mungesës së vijueshmërisë së procesit të punës dhe për të arritur synimet e tyre.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-50-5
Faqe : 400
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $12.00
eBook : $10.00

Jo çfarë thua, por çfarë bën

Laurence Haughton


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook