tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$14.00

Sinopsi

Natën vonë, duke rrëmuar në bibliotekën e të atit, një vajzë gjen rastësisht një libër të lashtë me ca germa të zverdhura të kobshme, Shënimi në të është tronditës: “Pasardhësit tim të dashur të pafat”.

Ky zbulim e bën vajzën të kridhet në një botë që s’e kishte përfytyruar kurrë – një qorrsokak ku sekretet e së shkuarës së të atit dhe fatit misterioz të së ëmës lidhen me një mynxyrë të fshehur në thellësitë e historisë.

 

Elizabeth Kostova është diplomuar në Yale dhe mbahet si Mjeshtre e Arteve të Bukura në Universitetin e Miçiganit.

 

“E mbushur me një histori të pasur dhe kujtime udhëtimesh, “Historiania” është një mister i hollë bibliofil.”

Time Magazine

 

“Mister historik i harlisur… Kostova shtjellon një çështje ogurzezë mbi të pavdekshmit… Në të faktori frikë është më tepër domethënës dhe ngjethës, sesa teatral… Është një ngjarje që plekset në histori, pasiguri, dashuri dhe dije…”

New York Daily News

 

“”Historiania” është një burim informacioni magjepsës për Europën mesjetare dhe banorët e saj gjakpirës… [Kostova ka përdorur] një sy mjaft të mprehtë për detaje dhe kërkime për të shpikur një vend joshës, që e bën jetën e vërtetë të duket pak e shpëlarë kur e ngre kokën në mëdyshje për ta parë nga faqet e këtij libri…”

Herald Sun (Australi)

 

“Një histori e mrekullueshme për familjen dhe anën e errët të natyrës njerëzore… Rravgimet e Kostovës dhe narracioni i gjallë do të joshin shumë njerëz në kërkim të një historie të mahnitshme.”

Chicago Tribune

 

“Një rifreskim i klasicizmit të Bram Stokerit, me një fabul mjaft intriguese, ku Drakula ka zhvilluar një prirje misterioze për të futur në kurth njerëzit e dhënë tej mase pas librave… Kostova është një tregimtare e jashtëzakonshme.”

                                                                        Observer

 

“Një rrëfim me një intensitet imponues, që e mban lexuesin të gozhduar derisa të mbyllet edhe deriçka e fundit e varrit të mbinatyrshëm.”

                                                            Sunday Telegraph

 

“E mbushur gjithë detaje magjepsëse të folklorit arkaik mbi vampirët, shkëlqimit të Perandorisë Osmane dhe bukurive të rralla të fshatit rumun.”

            T L S

 

“Mani, mbizotërim dhe luftë kundra shkurtësisë së jetës… Kostova të bën për vete me magjinë e kthimit nga drita në errësirë.”

                                                            The Times   

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-9999-43-37-73-6
Faqe : 646
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14.00
eBook : $12.00

Historiania

Elisabeth Kostova


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook