tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Viktor Çerkashini, një oficer me karrierë 40-vjeçare në KGB, ka qenë një nga lojtarët kryesorë në spiunazhin gjatë Luftës së Ftohtë.
Karriera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama, që nisin nga koha e trajnimit si oficer i KGB-së në vitet `50 të shekullit të kaluar e deri sa arriti në detyrën e tij më të lartë, atë të shefit të kundërspiunazhit në ambasadën sovjetike në Uashington.

Nga pozita e një oficeri të KGB-së, në librin e tij me kujtime – GJUETARI I SPIUNËVE – nën një këndvështrim mahnitës paraqitet konflikti i zgjatur i CIA-s me KGB-në.
Ndërsa luajti një rol kryesor në spiunazhin global në pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, Çerkashini mori pjesë edhe në disa nga ngjarjet dhe çështjet më të spikatura të KGB-së.

Ai u dërgua me detyrë në SHBA, Australi, Indi dhe Liban, për t¿u venë në ndjekje të spiunëve britanikë dhe amerikanë nëpër botë. Por vetëm në vitin 1985, i njohur si Viti i spiunëve, Çerkashini arriti dy nga fitoret më të mëdha të KGB-së.
Në prill të atij viti ai rekrutoi oficerin e pakënaqur të CIA-s, Olldrixh Ejmsin, dhe u bë drejtuesi i tij kryesor. Gjashtë muaj më vonë, agjenti special i FBI-së, Robert Hansen, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me Çerkashinin, u bë një agjent edhe më i vlefshëm se Olldrixh Ejmsi.

Në librin e tij Çerkashini shpjegon si dhe pse të dy amerikanët u kthyen kundër vendit të tyre. Po ashtu, ai shpalos edhe historinë e plotë të dezertimit dhe kthimit sërish në Moskë të kolegut të tij Vitali Jurshenko, si dhe zbulimin në vitin 1985 të Oleg Gordievskit, shef i stacionit të KGB-së në Britaninë e Madhe dhe njëkohësisht agjent i shërbimit sekret britanik.
Ndërsa flet për zërat që qarkullojnë për një spiun të pazbuluar të KGB-së, një Ejms apo Hansen që vazhdon të punojë ende në shërbimet sekrete amerikane, Çerkashini e paraqet nën një dritë të re edhe situatën e brendshme të KGB-së.

I mbushur me detaje të gjalla dhe rrëfime dramatike, Gjuetari i spiunëve është një ndihmesë e madhe për historinë e Luftës së Ftohtë, e treguar nga njëri prej pjesëmarrësve të saj kryesorë.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-52-1
Faqe : 336
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

GJUETARI I SPIUNËVE

Victor Cherkashin dhe Gregory Feifer


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook