Sipas Kategorive
|
.
Sinopsi “Gatimet me perime dhe gjellët tradicionale shqiptare” janë një pasuri e paçmueshme e kuzhinës sonë. Pa u menduar gjatë, duke shfletuar faqet e këtij libri, çdo amvisë do ta ketë më të lehtë të zgjedhë të gatuajë gjellën më të shijshme. Njihuni me këto receta gatimesh, përpiquni t’i zbatoni ato dhe tryezat tuaja do të pasurohen çdo ditë, sipas parapëlqimeve të pjesëtarëve të familjes. Në një mënyrë tepër praktike dhe të thjeshtë, autorja e mirënjohur dhe njohësja më e mirë e kuzhinës shqiptare , Evgjeni Harizi, sjell përvojën e amvisave të Korçës, Elbasanit, Gjakovës, Përmetit, Shkodrës, Myzeqesë, Lunxhërisë, Dibrës etj. Një libër praktik dhe i kuptueshëm, një këshillues i mirë për amvisat nikoqire, si dhe udhëzues për amvisat e reja. Në këtë libër jepen këshilla për mënyrat e gatimit të perimeve sipas llojeve, si dhe kujdesin që duhet të ketë një amvisë gjatë përpunimit të tyre të nxehtë (pa ua humbur pamjen dhe pa ua prishur shijen). Konsumimi i perimeve është domosdoshmëri për një organizëm të shëndetshëm. Ato mund të përdoren çdo ditë të freskëta (si sallata), ose të përpunuara në nxehtësi (të gatuara). Gjithashtu, libri na njeh edhe me gatime të ndryshme sipas krahinave, si gatimet me miell misri, përgatitja e trahanasë, përgatitja e turshive të ndryshme, konservimi i frutave dhe perimeve në kushtet e shtëpisë etj. Komentet 2 komente ne “Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare”Jepni mendimin tuaj |
Kosto dhe koha e postimit
* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT * Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune. * Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 7-9 dite pune * Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune. ** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook |
shume liber i mire
alea
21/06/2013
shm e bkr
erjon
30/10/2014