tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$11.00

Sinopsi

Suksesi i biznesit përshkohet nga procesi i thjeshtë i vëzhgimit dhe kuptimit të natyrës njerëzore. Sipërmarrësit dhe menaxheret  duhet të kenë besim tek intuita, te dijet e fituara dhe të mprehura nëpërmjet përvojës gjatë viteve të tëra aktiviteti, dhe jo vetëm në biznes, por edhe në të gjitha fushat e tjera të jetës. Duhet të shohin qartë ç’kanë para syve, dhe jo të përpiqen të gjejnë diçka të mençur që, në fakt, as nuk ekziston; duhet t’i pranojnë ndjenjat dhe jo t’i shmangin ato nga procesi i gjykimit; duhet të mendojnë me përqendrim maksimal mbi atë që po ndodh dhe arsyet se pse po ndodh, dhe të bëjnë diçka radikale: të veprojnë duke iu referuar kërkimeve, dhe jo thjesht për shkak të kërkimeve.

çfarë është “vështro, ndiej, mendo, vepro”?

Çka ne i referohemi si Vështro, Ndiej, Mendo, Vepro, është sipas të gjitha gjasave modeli më i vjetër në biznes; bazohet mbi konceptin e vlerësimit të sjelljes njerëzore. Ky është procesi i vëzhgimit të asaj çka po përjeton dikush, mandej i përdorimit të intuitës dhe ndjeshmërisë, për të kuptuar se çfarë po ndien personi i vëzhguar; si përfundim, është procesi i të menduarit të mënyrave sesi mund të përmirësohet kjo përvojë.

Ky proces kërkon tri aftësi kyçe njerëzore: vëzhgim, ndjeshmëri dhe zgjidhje problemesh. Sa më shumë t’i inkurajoni punonjësit e kompanisë t’i përdorin këto aftësi natyrore, aq më mirë është.

Libri shtjellon se si zhvillohet biznesi përmes:

1. Vështro – ec sipas kërkesave të klientëve

- Sy eksperti. Bazohuni tek intuita dhe përvojat tuaja të mbledhura. Besojini gjykimit tuaj, për të kuptuar atë që po shihni.

- Përqendrim i butë. Mos i hyni vëzhgimit të klientëve si të ishte një hetim shkencor i mjekësisë ligjore. Duhet vetëm ta “provoni”. Vështroni atë që duhet parë.

- Pamja e përgjithshme. Lidhni gjërat që shihni me kontekstin e gjerë në të cilën po ndodhin.

 

2. Ndiej – edhe ti je qenie njerëzore

- Përdor emocionet. Mos ki frikë të shprehësh ose të përshkruash atë që ndien rreth një situate. Njerëzit kështu veprojnë.

- Angazhohu. Kërkoju klientëve ose punonjësve të shprehin atë që ndiejnë.

- Merr në konsideratë. Mbyll hendekun mes asaj që ndien ti dhe ata. Kupto ngjashmëritë dhe ndryshimet mes këtij hendeku.

 

3. Mendo – nuk ka ide trashanike

- Shkaku dhe efekti. Ngri pyetje si një fëmijë se pse gjërat janë ashtu si janë. Vështroji me naivitet faktorët që ndikojnë në çastet kur klientët provojnë markën tuaj. Disa mund të jenë përtej kontrollit tuaj, disa jo.

- Bota e përkryer. Mendo jashtë kornizave për përvojën e përkryer, që mund t’u sjellësh klientëve.

- Pse dhe pse jo? Arsyetoni se si kjo mund t’ju sjellë vlera juve dhe klientëve tuaj, dhe pse nuk mund të bëhet.

 

4. Vepro – kështu të bëhet

- Ingranazhet. Cilat janë gjërat specifike që duhen rregulluar dhe vënë në vend për të bërë realitet botën e përsosur?

- Pluhuri magjik. Si t’i ngazëllejmë klientët për ofertën tonë dhe punonjësit tanë që ta sjellin atë?

- A po ecën? Si do ta kuptojmë se kemi sukses?

 

Vlerësime  për Fuqia e instinktit në biznes

 “Një libër për biznesin që nuk është ndërtuar si një manual recetash me shtatë hapa për të arritur në parajsën e menaxhimit, por që merret në mënyrë inteligjente dhe të ditur me konceptin thelbësor, por ende të turbullt, të instinktit si një domosdoshmëri e biznesit. Ideja se instinkti i duhur mund të mësohet, duket sikur nuk përputhet me konceptin e intuitës, por ky libër ka treguar se të gjitha instinktet tona mund të përmirësohen dhe të mprihen më shumë, në mënyrë që t’i përdorim më mirë për të marrë vendime biznesi.”

- Ho Kuon Ping, themelues dhe kryetar ekzekutiv i Banyan Tree Holdings

 

 

“Sot, idetë e mëdha vijnë drejtpërdrejt nga mendjet dhe zemrat e klientëve. Milligan dhe Smith tregojnë se si mund të shfrytëzohen idetë që i japin shtytje novacionit në biznes dhe si të zbatohen strategjitë e reja për të përmirësuar përvojën e klientit. Fuqia e instinktit në biznes është një lexim i detyrueshëm për çdo menaxher apo sipërmarrës që kërkon të kuptojë mirë botën e përvojës së klientëve, për t’i dhënë hov rritjes dhe novacionit.”

- Bernd Shmit, drejtor ekzekutiv i The Ex Group

 

“Ky libër pritej prej kohësh. Sa më shpejt të fillojmë të veprojmë të bazuar tek instinkti dhe t’i dëgjomë më pak teoritë e shkollave të biznesit, aq më shumë do të përfitojë klienti.”

- Xhein Shepërdson, drejtore e markës, Topshop

 

“Më në fund një libër që e pranon se klientët janë njerëz. Po t’i lejojmë ndjenjat t’i paraprijnë procesit të biznesit, përvoja e klientit vetëm mund të përmirësohet, çka sjell lajme të mira për të gjithë ne.”

- Kris Gusens, drejtore e Shërbimeve për Klientin, TNT Express

 

“Instinkti im ka qenë gjithmonë që të ndjek instinktin. Është gjë e mirë që doli një libër që e vërteton se kjo funksionon. Dhe është akoma më mirë që e realizon këtë në mënyrë tërheqëse.”

- Xhon Simons, konsulent marke dhe autor i “Engjëj të Errët”

 

“Ky libër tregon me shembuj dhe i jep zë asaj që shumë profesionistë të biznesit mendojnë, por që e kanë të vështirë ta thonë publikisht. Pra, markat dhe bizneset e suksesshme lindin po aq nga intuita, sa edhe nga studimi i numrave. Një libër me të vërtetë tërheqës, i shkruar me shumë mençuri dhe finesë, nga njerëz që e kanë ndier forcën dhe kanë bërë diçka për ta nxjerrë në pah.”

- Rita Klifton, kryetare, Interbrand

 

Fuqia e instinktit në biznes është një libër tepër praktik dhe shumë stimulues, i cili tregon se si fuqia e instinktit mund të shndërrojë rrënjësisht biznesin tuaj.

 

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978- 99956- 23- 36- 4
Faqe : 215
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $11.00
eBook : $9.00

Fuqia e instinktit në biznes

Andy Milligan, Shaun Smith


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook