tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Jean Sunde Peterson

Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta

Diskutime për stresin, identitetin, ndjenjat, marrëdhëniet, familjen e shkollën dhe të ardhmen

 

Prindër dhe mësues!

Adoleshenca është periudha më e vështirë për jetën e një të riu dhe shpesh

vendos fatin e tij/saj.

A mund t’i trajtoni adoleshentët, nxënësit, thjesht si qenie njerëzore me gabime,

pasiguri, ndjeshmëri dhe dobësi, pavarësisht rezultateve të tyre në shkollë apo

sjellje?

A mund të përmbaheni, që të mos “u tregoni vendin”?

A mund ta pranoni mbrojtjen e tyre, përfshirë edhe kapadaillëkun, dhe t’u jepni

kohë që të bëhen të ndjeshëm nga ana sociale dhe emocionale?

A mund të kuptoni se ata mund të mos jenë të guximshëm në anën sociale,

akademike ose emocionale dhe se mund të kenë nevojë të nxiten për të ndërmarrë

rreziqet e duhura?

A mund ta shmangni vuajarizmin (të qenët tepër i interesuar në zbulimin e

detajeve rreth familjeve të adoleshentëve dhe jetës personale)?

Nëse jeni mësues, a mund të shkëputeni nga qëndrimi vlerësues e të kaloni në

qëndrimin mbështetës?

A mund të shkëputeni nga qëndrimi prej një të rrituri ekspert dhe të pranoni që

nxënësit e njohin veten dhe botën e tyre më mirë sesa ju dhe se ju nevojitet të

mësoni prej tyre?

A mund të futeni në botën e tyre me respekt?

Tek adoleshentët problemet, si: stresi, identiteti, ndjenjat, vetëvlerësimi, raportet

në familje, marrëdhëniet, sjelljet gjinore, personaliteti, zvarritja e punëve, abuzimi

me substancat etj., janë shumë të rëndësishme dhe duan një vëmendje të

posaçme nga të gjithë JU prindër, mësues, psikologë, familjarë dhe gjithë njerëzit

që janë në jetën e adoleshentëve.

Libri është një guidë e shkëlqyer për t’u përdorur, i përgatitur me të rejat më të

fundit për prindërit, psikologët, mësuesit që duan të lidhen socialisht dhe emocionalisht

me adoleshentët.

Temat ju duhet t’i diskutoni në grupe të vogla e të mëdha me fëmijët dhe

nxënësit adoleshentë.

 

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: ISBN 978-99956-23-40-1
Faqe : 365
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14
eBook : $12

Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta

Jean Sunde Peterson, Ph.D.


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook