tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

$14.00

Sinopsi

 

Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Ky libër është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e tij të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre. Investigimi i lodhshëm i Baker-it ka ndjekur gjurmët e ngritjes në pushtet të Bushëve, duke përfshirë edhe presidencën e W.-së. Ai përmban shumë zbulime të reja, hedh një dritë klinike mbi një klan të shquar, bërthama e besnikërisë absolute dhe sekretit hermetik të të cilit ka fshehur deri tani rolin e madh dhe shqetësues të Bushëve në ngjarjet e pushtimit të Gjirit të Derrave, Uotërgejtit dhe luftën në Irak. Duke kombinuar zbulimet e radhitura si duhet që të gozhdojnë në vend dhe tepër shpërthyese me analizat e mprehta, ajo çfarë ndodhi me Bushin nuk është asgjë më pak sesa një histori sekrete e elitave, te cilat modeluan politikat amerikane gjatë shekullit të kaluar.

Me këtë volum tronditës, gazetari investigativ që ka fituar çmime, Russ Baker, i ngre kritikat më të shitura të deritanishme në një nivel të ri.

Tronditës në zbulimet e tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, “Familja e sekreteve” është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi. Duke shpalosur zbulime të shumta dhe duke depërtuar në shumë ngjarje – që nga vrasja e Kenedit deri tek Uotërgejti, apo intrigat në fushën e financave dhe të naftës, të cilat janë shndërruar në titujt kryesorë të kohëve të sotme – kjo është një dramë gjithëpërfshirëse e parave dhe e forcës, e forcave të padukshme, si dhe një triumf emblematik i një familjeje që mbolli tragjedinë kombëtare.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: ISBN 978 – 9956 -23 -31 - 9
Faqe : 635
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $14.00
eBook : $12.00

Familja e sekreteve

Russ Baker


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Familja e sekreteve”

  1. Familja e sekreteve

    Olsa Mullarai

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook