tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Epoka e Napoleonit e ndryshoi rrënjësisht Europën dhe hodhi themelet e botës moderne. Alistair Horne, një nga kronikanët e mëdhenj të historisë franceze, na sjell një rrëfim të freskët të ndodhive të asaj kohe të jashtëzakonshme.

Napoleoni, i lindur në skamje në ishullin mesdhetar të Korsikës, mori emër të madh gjatë viteve të turbullta pas Revolucionit Francez, kur pjesa më e madhe e Europës ishte rreshtuar kundër Francës.
Përmes një sërë fitoresh ushtarake të shkëlqyera dhe të pamundshme (që erdhën falë gjenialitetit të tij ushtarak dhe aftësisë së jashtëzakonshme për të frymëzuar ushtarët), Napoleoni solli një paqe ngadhënjimtare, që e bëri idhullin e Francës dhe, më vonë, sundimtarin e saj absolut.

Si trashëgimtar i Revolucionit, Napoleoni vetë nuk ishte revolucionar, përkundrazi, ishte reformator dhe modernizues, por edhe çlirues, dhe autokrat. Duke shqyrtuar, nga njëra anë, luftërat napoleoniane të kohës, dhe, nga ana tjetër, rendin e ri shoqëror që po shfaqej, Horni na udhëheq me mprehtësi në çdo aspekt të sundimit dydekadësh të Napoleonit.

Në qendër të historisë së Hornit qëndron një burrë i rrallë, që me ambiciet, forcën e vullnetit, energjinë dhe aftësitë e tij komanduese do t’ia ndryshonte faqen historisë; një burrë që vazhdon të na magjepsë edhe sot.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-796-8-2
Faqe : 244
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $5.00

Epoka e Napoleonit

Alistair Horne


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook