tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Ky roman tregon se si luhet fati i  një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana – mamaja dhe gruaja e shtëpisë – e cila vendos t’i japë fund jetës në ”strehën e ëmbël”. Nga ana tjetër është i shoqi, një burrë i shkatërruar nga vitet e gjata të mjerimit, si dhe vëllai i tij, Remoja, me jetën e tij të mistershme. Mbi të gjitha janë tre fëmijët – Lili, Vinsenti dhe Martini – të cilët do të tregojnë për jetën e tyre njëri pas tjetrit, duke u përpjekur t’i zbërthejnë të vërtetat nëpërmjet heshtjes së tyre të ndjerë dhe prekëse, por edhe përmes pikëpyetjeve të mëdha.

Autori i afrohet shumë së vërtetës intime, që nxirret në pah nëpërmjet fabulës dhe teknikave romaneske. Kështu, romani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar.

 

Romani i pestë i Arnaud Cathrine është një sagë shpirtërore, një fund i ëmbël për një nënë të mjerë, një ushtrim hidhërimi dhe zhvillimi. (uljeje dhe ngritjeje). Kësaj drame i jepet jetë, nëpërmjet tri zërave, të cilët vënë në dukje pjekurinë e plotë të autorit. Gjithashtu autori i është përmbajtur të gjitha rregullave, për të krijuar një roman të ndjerë dhe prekës

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-08-1
Faqe : 203
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $7.00
eBook : $5.00

E ëmbla shtëpi

Arnaud Cattrine


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “E ëmbla shtëpi”

  1. jam leutrimi a keni mundesi qe ti beni librat ne format pdf? pres pergjigje ne imail adresen trimi_1992@hotmail.com

    leutrim

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook