tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

“Drejtimi dhe vetëmashtrimi” tregon se shumica e problemeve që lidhen me personat dhe kompanitë janë rezultat i atij që quhet “vetëmashtrim”. Përmes një historie zbavitëse dhe shumë edukative, në këtë libër shpjegohet se ç’është vetëmashtrimi, si bien njerëzit në kurthin e tij, si i minon ai arritjet personale dhe funksionimin në nivel kompanie dhe – ç’është më e rëndësishme – tregon rrugën më të efektshme për mënjanimin e tij.

Ky libër, sa tërheqës aq dhe informues, është një zile për të zgjuar të gjithë ata që mendojnë se janë të mirë me të tjerët. Një libër që duhet ta lexojnë patjetër ata që e dinë se duhet të ndryshojnë e të përmirësohem.

Leximi i faqeve të këtij libri është një udhëtim fantastik, që të jep rastin e rrallë të përfitosh njohuri për mënyrën se si mund të ndikosh tek të tjerët. Pasi e lexon, mund ta ndryshosh krejtësisht mënyrën si e shihja veten: si individ dhe si drejtues.

Instituti “Arbinger” – që ka botuar këtë libër – zotëron çelësin e fshehtë të produktivitetit dhe krijimtarisë.

Ndaj, keni një rast për ta shtënë në dorë këtë çelës.

* “I jashtëzakonshëm… Me pesë yje”.

 “Business Ethics”

 

* “Libri më i thellë dhe më praktik për sipërmarrjen që kam lexuar ndonjëherë! Kujtdo që ia kam rekomanduar këtë libër, është përballur me sfida intelektuale dhe është prekur emocionalisht. Është një libër që duhet lexuar; do t’ua jap edhe fëmijëve të mi ta lexojnë, përpara se të fillojnë karrierën”.

Tom A. Didonato, zëvendëspresident i “Heinz North America”

 

* “Rrallëherë ndodh të gjesh një libër për sipërmarrjen, që të jetë aq i mirë sa t’ia rekomandosh shefit, ekipit të punës dhe miqve. Konceptet e këtij libri kanë ndryshuar si mënyrën time të punës, ashtu dhe mënyrën time të jetesës”.

Robert W. Edwards, drejtor administrativ i “Worldwide Services”, FedEx

 

* “Mos u gënjeni nga titulli – ky libër është për të gjithë. Nuk mund të mendoj sërish për jetën time në të njëjtën mënyrë”.

Jack Anderson, kronist në të gjitha gazetat e vendit dhe fitues i çmimit “Pulitzer”

 

 

 

* “Arbinger ka qëlluar vërtet në shenjë. Si konsulent për administrimin në Europë, kam parë që ky libër ka ngjallur më shumë interes te klientët tanë se sa ndonjë filozofi tjetër që flet për drejtimin”.

Peter Foggin, konsulent për administrimin, Mbretëria e Bashkuar

 

* “Parimet që përman ky libër janë kaq të fuqishme, sa nuk mund të mos u referoheni vazhdimisht në marrëdhëniet tuaja të përditshme me njerëz të tjerë… Të vërtetat në të kanë një efekt të përhershëm dhe e ndryshojnë përfundimisht mënyrën si e shihni jetën”.

Një lexues nga Berkli, Kaliforni

 

* “Më pëlqen ky libër! Ai ndryshoi krejtësisht mënyrën si e shoh punën. Më bën të çuditem sa shumë kohë dhe energji kam çuar dëm duke punuar brenda në kuadrat”.

Një lexues nga Qyteti i Liqenit të Kripur, Utah

 

* “I thellë! Pikërisht ajo çka kam kërkuar gjithmonë tek një libër për drejtimin, por që nuk e kam gjetur kurrë… Asnjë pjesë e jetës nuk është lënë jashtë vëmendjes”.

Një lexues nga Riçmond, Virxhinia

 

 

“Ata që kanë një mendim të lartë për ‘Kush e hoqi djathin tim?’ do ta gjejnë këtë libër veçanërisht të vlefshëm… Ju nxis ta gjeni një kopje menjëherë dhe ta lexoni, pastaj ta lexoni përsëri. Ai mund të jetë i vlefshëm që të kuptoni pse kaq shumë njerëz i krijojnë problemet vetes, nuk janë në gjendje dhe/ose nuk duan të kuptojnë se po i krijojnë problemet vetes dhe pastaj kundërshtojnë çdo përpjekje të të tjerëve për t’i ndihmuar që të rreshtin së krijuari këto probleme.”

Një lexues nga Dallas, Teksas, reçensë në internet

 

 

“Ky libër do t’ju ndryshojë jetën… Lexohet lehtë; do ta mbaroni me një frymë, brenda pak orësh. Pastaj do ta lexoni sërish! Blijeni këtë libër dhe kalojuani të gjithë njerëzve që njihni, sidomos atyre me të cilët punoni!”

Një lexues nga Vihita, Kansas 

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-16-5
Faqe : 208
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $
eBook : $7.00

Drejtimi dhe vetëmashtrimi

Instituti “Arbinger”


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Drejtimi dhe vetëmashtrimi”

  1. “I thellë… tërheqës… i ngjeshur me analiza.
    Nuk kam ç’të them më shumë.”

    Elda

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook