tumblr visitor stats
Botimet Max -

Ushqim rss

Tryeza e festave

Festat familjare të Vitit të ri, Krishtlindjeve, Shën Valentinit, festave fetare, fejesat e martesat, ditëlindjet, përvjetoret, festat zyrtare dhe pritje të ndryshme janë ngjarje të gëzueshme, por dhe që kërkojnë tryeza të mbushura me gatime të shijshme, meny të pasura, shtrim të veçantë të tavolinës dhe shërbim të mirë. “Tryeza e  festave” eshte një libër [...]

Gatime me mish dhe me peshk

Mishi dhe peshku kanë rëndësi të madhe për organizmin e njeriut. Mishi (sidomos nënproduktet e tij), përmban një sasi të madhe proteinash vitaminash dhe kripërash minerale. Duhet të dimë ta përcaktojmë mirë cilësinë e mishit, si dhe gatimin ku mund të përdoret. Edhe peshku është një produkt mjaft i rëndësishëm në ushqimin tonë të përditshëm, [...]

Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare

“Gatimet me perime dhe gjellët tradicionale shqiptare”  janë një pasuri e paçmueshme e kuzhinës sonë. Pa u menduar gjatë, duke shfletuar faqet e këtij libri, çdo amvisë do ta ketë më të lehtë të zgjedhë të gatuajë gjellën më të shijshme. Njihuni me këto receta gatimesh, përpiquni t’i zbatoni ato dhe tryezat tuaja do të [...]

Lloje të ndryshme bukësh

Në këtë libër gjenden receta të ndryshme për prodhimin e bukëve. Në çdo recetë, masat janë matur në mënyrë të tillë që të përgatiten një bukë e madhe ose dy bukë të vogla, sasi kjo që i mbulon nevojat e një familjeje të sotme. Buka, si ushqim parësor, përbën një traditë të zakonshme të njerëzimit [...]

Si t’i ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme

Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t’ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa [...]

Receta Vere

Në faqet e këtij libri, amvisat do të gjejnë një numër të madh recetash gatimi, që do t’u krijojnë mundësinë që çdo ditë të sjellin në tryezat e tyre një shumëllojshmëri aromash dhe shijesh. Në fillim jepen këshilla për shtrimin e tryezës; një amvisë duhet të dijë si ta shtrojë sa më bukur dhe thjesht [...]

Dieta IG

“Dieta IG” – libri më i shitur në mbarë botën, tashmë i rishikuar dhe i plotësuar me receta të reja gatimi për mënyrën e ushqyerjes dhe me mbi 100 ushqime shtesë sipas grupeve – me ngjyrë të zezë, gri dhe të bardhë. Shumë dieta dështojnë në praktikë, sepse ju merr uria, janë shumë të ndërlikuara [...]

100 receta për përgatitjen e picave, byrekëve, krepeve etj

Në këtë libër do të gjeni 100 receta për përgatitjen e picave, byrekëve, piteve, krepave, tartave dhe petullave. Lexojeni me kujdes dhe, përveçse do të pasuroni njohuritë tuaja në fushën e gatimit, do të kuptoni se s’është aspak e vështirë që çdo amvisë t’i përgatisë këto receta në çdo kohë për familjen e saj. Tradicionalisht, [...]

100 receta makaronash të shijshme

Makaronat përbëjnë pjesën më klasike të artit të kuzhinës. Ato i gjejmë thuajse në cdo tryezë, me një shumllojshmëri aromash dhe shijes. Libri “100 receta makaronash të shijshme” i autores Katerina Gremo ( Miftari), na njeh me  recetash të ndryshme për përgatitjen e tyre. Ndërkaq, cdo recetë ështe e lehtë për t’u kuptuar dhe e thjeshtë [...]





Shekulli Online

Shkarko Katalogun