tumblr visitor stats
Botimet Max -

Libra për të gjithë rss

Ju mund të arrini çdo gjë që doni

Sipas një studimi të fundit, botuar në “Guardian”, faktor kryesor për të arritur suksesin është lumturia dhe jo të punuarit shumë. Njerëzit gazmorë kanë më shumë gjasa që të provojnë gjëra të reja dhe ta sfidojnë veten, gjë që forcon emocionet pozitive dhe sjell sukses më të madh në punë, marrëdhënie më të efektshme dhe shëndet [...]

Pas bukurisë

Bukuria e vërtetë s’është dukja, por sharmi harmonia e duhur mes trupit dhe shpirtit. Sot bukuria nuk quhet me si një dhuratë që natyra disave ua ka mohuar e disa të tjerëve ua ka falur, por si dicka që të gjithë mund e madje duhet ta kenë. Sa vjen e shtohen femrat – kohët e [...]

Prindër mendjehollë

Një rrugë e re e shkëlqyer për të çliruar potencialin e fëmijës suaj. Sa më energjike të jetë jeta juaj, ashtu do të jetë edhe ajo e fëmijëve tuaj. Nëse i shfrytëzoni në maksimum çastet që jetoni, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe fëmijët tuaj. Nëse i humbisni, nëse lejoni që ato të mbushen [...]

Si ta ruajmë inteligjencën

Si ta ruajmë inteligjencën dhe si të mbajmë në formë trurin gjatë tërë jetës? Truri ynë pëson ulje të rendimentit në vite dhe pas moshës 50 vjeç ndodh humbja e neuroneve me një ritëm më të shpejtë. Ndaj truri si organ plastik duhet të ushtrohet rregullisht. Autori propozon eksperimente me kujtesën, fjalëkryqe, analiza të fotografive [...]

Përtej orarit 9 me 5

Në këtë studim mahnitës, ku tregohet se si ndërveprojmë me kohën në jetën tonë, Sarah Norgate na fut në psikologjinë e kohës. Ajo analizon qëndrimet e ndryshme dhe perceptimet e kohës në mbarë botën. Si nisi ideja jonë e ngulët lidhur me përpikërinë? Pse proverbat vendore të Sicilisë përforcojnë rëndësinë e mosngutjes dhe e marrjen [...]

Nuk kemi lindur për të vuajtur

Kur të mbërthen dhimbja, nuk duhet as t’i shmangesh dhe as ta luftosh, por duhet të dorëzohesh para saj, t’i hapësh udhë. Duke e vëzhguar pa dashur ta shpjegosh, ta përjetosh pa u munduar ta flakësh tej, sikleti do të largohet vetë, pasi të na ngulitë mesazhin e tij të thellë, në mënyrë që të [...]

Në kërkim të lumturisë(Si mund të ndihemi të lumtur e të gëzuar çdo ditë)

Të gjithë duam ato gjëra për të cilat jemi të sigurt se do të na bëjnë të lumtur: para, sukses, pavarësi, dashuri. Por kur më në fund i kemi, për habinë tonë, jemi po njësoj të trishtuar, të rënduar apo ata njerëzit asnjanës që kemi qenë gjithmonë. Pse ndodh kjo? Mos është faji ynë? Mos [...]





Shekulli Online

Shkarko Katalogun