tumblr visitor stats
Botimet Max -

Letersi e huaj rss

Shpirtra të bukur

Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jetojnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të historive, të dashurive sekrete dhe [...]

Zonja sqimatare

Xhoiselina Zhënëvrë Mershantier Xhonsi, e arsimuar në kolegjin “Brajën Maur” dhe për ca kohë banore e Skardejlit, është rritur në mënyrë të atillë që të sillet gjithnjë si zonjë. Por ja që po të kesh të bësh me avokatë hileqarë, konsulentë financiarë mashtrues dhe burra të babëzitur për seks e që s’të shqiten, edhe zonjës [...]

Snobët

Editi është një bionde e bukur angleze, mjaft e edukuar, vajza e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e punësuar në një agjenci pronash, por e palumtur me jetën që bën. Ajo mendon se e ardhmja e saj është të gjejë një burrë të pasur për t¿u martuar. Por, a është jeta mes [...]

Frymë të vdekura

Për herë të parë në shqip, pjesa e dytë e mbetur e romanit “Frymë të vdekura” – njërit prej librave më të mrekullueshëm të letërsisë botërore, që për një shekull e gjysmë vazhdon të mahnitë lexuesit e të gjitha moshave. Tre vjet pas vdekjes së Gogolit, më 1855, si u botua pjesa e dytë e [...]

Mashtruesi

Shkurt 1942. Një polak dhe një franceze romantike takohen në një qytet të Frances dhe menjëherë ndërmjet tyre lind pasioni, ndjenja e zjarrtë e dehëse. I jashtëzakonshëm, me një egoizëm dhe lakmi të madhe, që vetëm e zbeh dashurinë që ai ndien për njerëzit e tij, polaku flirton paturpësisht në kufijtë e së mirës e [...]

Ti, e dashur…

Franci ka rënë në dashuri dhe jeton mrekullisht me të dashurën e tij. Por Franci 26 vjec është shëndetlig e i sëmurë rëndë, me pak shpresa për jetën. I shtruar në spital, jeton i vetëm në dhomën e tij, nën oksigjen, me dy tuba në toraks duke pritur vetëm një njeri… gruan e jetës së [...]

Melanura vrasëse

Ai, Tatani fatkeq, qe endur vërdallë duke u mburrur së tepërmi me fatin që i kishte pikuar në pjatë: në barkun e një melanure të shijshme ai kishte gjetur një unazë antike të çmuar, tepër të çmuar për një varfanjak si ai. Dhe Efiz Marini, që gjatë një shëtitjeje në bregdet has në kufomën e [...]

Kocka dhe hi

Kryeinspektori në pension, Frenk Elder, ka shumë arsye për të zgjedhur një jetë të izoluar në Kornuoll: martesa e tij u shkatërrua, pasi e bija 15-vjeçare, Katerina, u rrëmbye, u përdhunua dhe thuajse u vra një vit më parë. Pas makthit të Katerinës, akuzat e ndërsjella të bashkëshortëve helmuan çdo mundësi që martesa të vazhdonte, [...]

Engjëlli heshtte

Ngjarjet e romanit zhvillohen në Gjermaninë e pasluftës. Disa ditë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ushtari gjerman Hans Shnitcler, i cili kishte dezertuar falë dokumenteve të rreme, kthehet në qytetin e tij të lindjes, që ishte rrënuar pas bombardimeve. Ndërsa kërkon krodhe buke për të mbajtur frymën gjallë, provon si humanizmin, ashtu edhe [...]

Vera vrasëse

Ngjarjet e këtij libri zhvillohen në jug të Francës, në një lokalitet në Grenoblë, në vitet `70-të. Nuk është një histori dashurie, por një histori për dashurinë, për forcën që ka ajo për të ndërtuar, por, për fat të keq, edhe për të shkatërruar. Eliana erdhi në botë si fryt i një përdhunimi nga tre [...]

Magdalena

Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë që do t’i njihni nga Testamenti i Ri, duke përfshirë edhe Klaudius Lisias. Rastësisht, Pjetri kishte një grua që udhëtoi me të, kështu që ajo mund të ketë qenë një nga gratë rreth Jezusit. Cila [...]

Rastësisht e dashuruar

E dashuruar rastësisht, por e dashuruar me të vërtetë, me forcë dhe ëmbëlsi. Ishte e pamundur të mos e doje pas gjithë atyre viteve të kaluara në rrugë, mes varfërisë, frikës e vetmisë që e kishin shoqëruar jetën e saj. Ky libër tregon historinë e Malinisë, një vajze të lindur në krahinat e ashpra në [...]

Vajza e doktorit

“Vajza e doktorit” është një libër sa vetjak, aq edhe universal, i shkëlqyer dhe zbavitës. Ai shquhet për një inteligjencë mahnitëse, brishtësi dhe vitalitet. Liza është një karakter simpatik, me të cilin lexuesi njësohet dhe e ka të pamundur ta ndërpresë leximin, pa zbuluar se ç’ka ndodhur në jetën e saj.

Kopshtari i paepur

Aktivistja Tesa Kuejëll gjendet e vrarë në mënyrë mizore në një zonë të pabanuar të Kenias Veriore. Në vendngjarje të gjitha gjurmët të çojnë në një krim pasioni, sidomos pasi një doktor, i cili ishte edhe shoqëruesi i saj, duket të jetë arratisur nga vendi i ngjarjes. Anëtarë të ambasadës britanike në Najrobi kujtojnë se [...]

Historiania

Natën vonë, duke rrëmuar në bibliotekën e të atit, një vajzë gjen rastësisht një libër të lashtë me ca germa të zverdhura të kobshme, Shënimi në të është tronditës: “Pasardhësit tim të dashur të pafat”. Ky zbulim e bën vajzën të kridhet në një botë që s’e kishte përfytyruar kurrë – një qorrsokak ku sekretet [...]

E ëmbla shtëpi

Ky roman tregon se si luhet fati i  një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana – mamaja dhe gruaja e shtëpisë – e cila vendos t’i japë fund jetës në ”strehën e ëmbël”. Nga ana [...]

Arratia

Një roman i shkruar me një stil të veçantë, ku fragmentet e rrëfimit krijojnë një mozaik dhimbjesh, por dhe shprese që nuk vdes. Dhimbja për jetën në Marok dhe shpresa për të kaluar përtej detit e për të shkuar në Spanjë, që është aq pranë, por edhe aq larg – vetëm katërmbëdhjetë kilometra i ndajnë [...]

Ar e Fosfor

As vetë personazhet e këtij libri nuk arrijnë ta mësojnë në çvend e në çkohë ndodhen, nuk janë në gjendje të dallojnë ku mbaron realiteti dhe ku fillon përralla. Hyjnë e dalin nga përralla në realitet, nga realiteti në ëndërr, nga ëndrra në ëndërrim, nga jeta tokësore në atë të përtejmen, nga një epokë në [...]





Shekulli Online

Shkarko Katalogun