tumblr visitor stats
Botimet Max -

Libra rss

Ju mund të arrini çdo gjë që doni

Sipas një studimi të fundit, botuar në “Guardian”, faktor kryesor për të arritur suksesin është lumturia dhe jo të punuarit shumë. Njerëzit gazmorë kanë më shumë gjasa që të provojnë gjëra të reja dhe ta sfidojnë veten, gjë që forcon emocionet pozitive dhe sjell sukses më të madh në punë, marrëdhënie më të efektshme dhe shëndet [...]

Mos i gjyko punonjësit

Gjeni rrugën se si ata të kontribuojnë në suksesin e kompanisë Çështja më e rëndësishme e një punonjësi sot është ”menaxheri im”, pra kush e drejton atë në punë. Shumica e menaxherëve nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë. Punonjësit e sotëm nuk i përgjigjen e binden menaxherit të “tipit të vjetër”, stilit militarist të drejtimit. [...]

Fuqia e instinktit në biznes

Suksesi i biznesit përshkohet nga procesi i thjeshtë i vëzhgimit dhe kuptimit të natyrës njerëzore. Sipërmarrësit dhe menaxheret  duhet të kenë besim tek intuita, te dijet e fituara dhe të mprehura nëpërmjet përvojës gjatë viteve të tëra aktiviteti, dhe jo vetëm në biznes, por edhe në të gjitha fushat e tjera të jetës. Duhet të [...]

100 mënyra për të motivuar punonjësit

Si arrijnë drejtuesit rezultate marramendëse, pa i sforcuar të tjerët Sekreti i menaxherëve të zotë qëndron tek aftësia për të motivuar dhe bërë punën përmes punonjësve që drejtojnë. Motivimi i punonjësve është një temë shumë e gjerë dhe shumë e ndërlikuar në biznes. Vetë menaxherët kanë nevojë të shikojnë nga vetja: - Sa kohë dhe vëmendje i [...]

Shpirtra të bukur

Gjashtë shoqe rreth të 30-tave që jetojnë në Nju-Jork, takohen një mbrëmje në apartamentin e njërës prej tyre për të festuar paralindjen e një bebeje. Janë gjashtë gra profesioniste, që jetojnë në një qytet dhe luftojnë për përzgjedhjet e tyre femërore. Nën flakën e qirinjve, ato tregojnë për përjetime të historive, të dashurive sekrete dhe [...]

Si të jesh përherë i pari

T’i bindësh njerëzit për një pikëpamje që ne kemi dhe t’i bësh ata të mbështetin gjykimin tonë me paratë e tyre është i gjithë thelbi i suksesit në botën e biznesit. Dhe pjesa më e vështirë e procesit të bindjes është ai çasti i shkurtër por intensiv, kur të duhet të paraqesësh rastin tënd te [...]

Familja e sekreteve

  Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij [...]

Drejtimi dhe vetëmashtrimi

“Drejtimi dhe vetëmashtrimi” tregon se shumica e problemeve që lidhen me personat dhe kompanitë janë rezultat i atij që quhet “vetëmashtrim”. Përmes një historie zbavitëse dhe shumë edukative, në këtë libër shpjegohet se ç’është vetëmashtrimi, si bien njerëzit në kurthin e tij, si i minon ai arritjet personale dhe funksionimin në nivel kompanie dhe – [...]

Olimpiadat kombëtare të matematikës 3

Në LIBRIN E TRETË jepet paraqitja e ushtrimeve dhe problemave të vitit të katërt, të dhëna kryesisht në fazën finale, por edhe në atë të dytë. Këto tri libra me ushtrime rekomandohen për nxënësit e të katër viteve të shkollave të mesme, që e duan lëndën e matematikës, që marrin pjesë në olimpiadat e matematikës, [...]

Olimpiadat kombëtare të matematikës 2

LIBRI i DYTË përfshin ushtrime dhe problema të olimpiadave të matematikës nga viti 1985 e deri më 2005, për vitin e tretë ( praktikisht të të gjitha olimpiadave të organizuara në Shqipëri). Këto tri libra me ushtrime rekomandohen për nxënësit e të katër viteve të shkollave të mesme, që e duan lëndën e matematikës, që [...]

Olimpiadat kombëtare të matematikës 1

LIBRI i PARË përfshin ushtrime dhe problema ( të zgjidhura), për vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme, të dhëna në olimpiadat e matematikës për shkollat e mesme në fazën e dytë dhe të tretë ( që është faza finale). Konkurrimi në Olimpiadën e Matematikës për nxënësit e klasave të dyta ka [...]

Tryeza e festave

Festat familjare të Vitit të ri, Krishtlindjeve, Shën Valentinit, festave fetare, fejesat e martesat, ditëlindjet, përvjetoret, festat zyrtare dhe pritje të ndryshme janë ngjarje të gëzueshme, por dhe që kërkojnë tryeza të mbushura me gatime të shijshme, meny të pasura, shtrim të veçantë të tavolinës dhe shërbim të mirë. “Tryeza e  festave” eshte një libër [...]

Gatime me mish dhe me peshk

Mishi dhe peshku kanë rëndësi të madhe për organizmin e njeriut. Mishi (sidomos nënproduktet e tij), përmban një sasi të madhe proteinash vitaminash dhe kripërash minerale. Duhet të dimë ta përcaktojmë mirë cilësinë e mishit, si dhe gatimin ku mund të përdoret. Edhe peshku është një produkt mjaft i rëndësishëm në ushqimin tonë të përditshëm, [...]

Gatime me perime dhe gjellë tradicionale shqiptare

“Gatimet me perime dhe gjellët tradicionale shqiptare”  janë një pasuri e paçmueshme e kuzhinës sonë. Pa u menduar gjatë, duke shfletuar faqet e këtij libri, çdo amvisë do ta ketë më të lehtë të zgjedhë të gatuajë gjellën më të shijshme. Njihuni me këto receta gatimesh, përpiquni t’i zbatoni ato dhe tryezat tuaja do të [...]

Lloje të ndryshme bukësh

Në këtë libër gjenden receta të ndryshme për prodhimin e bukëve. Në çdo recetë, masat janë matur në mënyrë të tillë që të përgatiten një bukë e madhe ose dy bukë të vogla, sasi kjo që i mbulon nevojat e një familjeje të sotme. Buka, si ushqim parësor, përbën një traditë të zakonshme të njerëzimit [...]

Historiku i botërorëve të futbollit – Pjesa II

Midis dëshirave dhe shqetësimeve tona të përditshme, bën vend një skuadër që nuk është thjesht e vetëm skuadra e zemrës, por ndoshta shumë më tepër se aq. Në faqet e këtij libri nuk do të mungojnë as rekordet. REKORD – një nga ato fjalë që thuhet kështu në pothuaj të gjitha gjuhët. Sidoqoftë, rekordet janë [...]

Zonja sqimatare

Xhoiselina Zhënëvrë Mershantier Xhonsi, e arsimuar në kolegjin “Brajën Maur” dhe për ca kohë banore e Skardejlit, është rritur në mënyrë të atillë që të sillet gjithnjë si zonjë. Por ja që po të kesh të bësh me avokatë hileqarë, konsulentë financiarë mashtrues dhe burra të babëzitur për seks e që s’të shqiten, edhe zonjës [...]

Snobët

Editi është një bionde e bukur angleze, mjaft e edukuar, vajza e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e punësuar në një agjenci pronash, por e palumtur me jetën që bën. Ajo mendon se e ardhmja e saj është të gjejë një burrë të pasur për t¿u martuar. Por, a është jeta mes [...]

Përgjigje për 120 pyetjet më të vështira

Një libër shumë i lehtë për t’u lexuar, që ndalet në një sërë pyetjesh interesante dhe zbavitëse.  Përgjigjet e tyre me siguri që do t’i zhvillojnë më tej aftësitë dhe dijet tuaja. Nëse jeni menaxher në hapat e para të punës suaj, student marketingu apo dhe profesionist me përvojë, do të mrekulloheni nga origjinaliteti i [...]

Zonja pa emër

“Zonja pa emër” është historia e vetëvrasjes së një shkrimtari të ri, i cili, duke i dhënë fund jetës, afirmon përmasat mistike të dashurive të tij të mëdha dhe triumfon mbi banalitetin anakronik të një bote në rënie e zvetënim të pandërprerë. Veton Lona jeton për dashurinë e tij tokësore dhe arrin ta gjejë atë [...]

Frymë të vdekura

Për herë të parë në shqip, pjesa e dytë e mbetur e romanit “Frymë të vdekura” – njërit prej librave më të mrekullueshëm të letërsisë botërore, që për një shekull e gjysmë vazhdon të mahnitë lexuesit e të gjitha moshave. Tre vjet pas vdekjes së Gogolit, më 1855, si u botua pjesa e dytë e [...]

Si ta ndihmoni fëmijën për detyrat e shtëpisë

Ky udhëzues, i shkruar nga një mësuese, ka ndihmuar shumë prindër që t’i japin fund luftës për të bërë detyrat e shtëpisë; ka nxitur një mënyrë sistematike për të mësuarin dhe ka ushqyer dashurinë për mësimnxënien te fëmijët e tyre. I rishikuar dhe i ripunuar – për prindërit e fëmijëve nga 6-13 vjeç – ky [...]

Ëndërro, sfido dhe do t’ia dalësh

Meso te fshehtat e nje ikone boterore Gjate gjithe jetes sime kam luftuar për të arritur suksese si biznesmen, gjatë aventurave të ndryshme, si autor, si baba dhe si bashkëshort krenar. Dua të ndaj me ju ato që kam mësuar gjatë gjithë jetës, ato që më kanë ndihmuar të jap më të mirën time. Ato [...]

Pas bukurisë

Bukuria e vërtetë s’është dukja, por sharmi harmonia e duhur mes trupit dhe shpirtit. Sot bukuria nuk quhet me si një dhuratë që natyra disave ua ka mohuar e disa të tjerëve ua ka falur, por si dicka që të gjithë mund e madje duhet ta kenë. Sa vjen e shtohen femrat – kohët e [...]

Prindër mendjehollë

Një rrugë e re e shkëlqyer për të çliruar potencialin e fëmijës suaj. Sa më energjike të jetë jeta juaj, ashtu do të jetë edhe ajo e fëmijëve tuaj. Nëse i shfrytëzoni në maksimum çastet që jetoni, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe fëmijët tuaj. Nëse i humbisni, nëse lejoni që ato të mbushen [...]

Këmbëngul të jesh vetvetja

Libri “Këmbëngul të jesh vetvetja” flet për konfliktet me të cilat përballen adoleshentët sidomos në shkollë. 26 adoleshentë të të gjitha rracave rrëfejnë për jetën e tyre dhe se sat ë vështirë e kanë të jenë vetvetja, sidomos kur i mbajnë nën kontroll, kur i sulmojnë, kur u bëjnë presion, kur i përjashtojnë dhe kur [...]

Marketingu

Filip Kotler është një nga ekspertët më të njohur në strategjinë e marketingut dhe ka marrë çmimin “Lideri i mendimeve të marketingut” prej Shoqatës Amerikane të Marketingut. Aktualisht ai është professor me gradën S. C. Johnson & Son në degën e marketingut kombëtar në Kellogg School of Management of Northwestern University në Çikago. Librat e [...]

Mashtruesi

Shkurt 1942. Një polak dhe një franceze romantike takohen në një qytet të Frances dhe menjëherë ndërmjet tyre lind pasioni, ndjenja e zjarrtë e dehëse. I jashtëzakonshëm, me një egoizëm dhe lakmi të madhe, që vetëm e zbeh dashurinë që ai ndien për njerëzit e tij, polaku flirton paturpësisht në kufijtë e së mirës e [...]

Mallkimi i Edgarit

Edgari e donte pushtetin, por i urrente aleatet e tij. Do ti dukej poshteruese nese do ta vinin ne loje perpara zgjedhesve, te cilet nuk kishin as nje te mijten e kapacitetit te tij per te arsyetuar. Gjithashtu, ai nuk pranonte qe njerezit e zgjedhur nga kjo kope pa edukate dhe pa nivel, te kercenonin [...]

Të negociosh si fëmijë

Përmes një mendjehollësie dhe humori të rrallë, që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni shejtanin e vogël që keni brenda vetes, ky libër zbavitës dhe tepër serioz, ju paraqet disa nga taktikat më të frytshme të negocimit. A do që të jesh i ri? Sillu si fëmijë. A do të kesh sukses në biznes? Përdor zotësitë [...]

Si t’i ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme

Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t’ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa [...]

Respekti për vajzat adoleshente

Një libër i mrekullueshëm, si për vajzat, ashtu edhe për prindërit. Një  udhërrëfyes për vajzat; si të respektohen dhe si të veprojnë kur u cenohen të drejtat. Ti ke nevojë për të. E do. E meriton. Ja si mund ta fitosh. Respekti lidhet me gjithçka, duke nisur nga forma se si ndihesh, cila je dhe [...]

Si të flasim me adoleshentët

“Si të flasim me adoleshentët” përmban sugjerime, që janë të thjeshta për t’u realizuar; histori, që e bëjnë më të thjeshtë për tu kuptuar, si dhe faqe përmbledhëse me këshilla. Ky libër ndihmon për të ndërtuar bazën e marrëdhënieve të shëndetshme prindër-fëmijë. Në të bëhet fjalë për shqetësime nga më të thjeshtat, ato të përditshmet, [...]

Receta Vere

Në faqet e këtij libri, amvisat do të gjejnë një numër të madh recetash gatimi, që do t’u krijojnë mundësinë që çdo ditë të sjellin në tryezat e tyre një shumëllojshmëri aromash dhe shijesh. Në fillim jepen këshilla për shtrimin e tryezës; një amvisë duhet të dijë si ta shtrojë sa më bukur dhe thjesht [...]

Ti, e dashur…

Franci ka rënë në dashuri dhe jeton mrekullisht me të dashurën e tij. Por Franci 26 vjec është shëndetlig e i sëmurë rëndë, me pak shpresa për jetën. I shtruar në spital, jeton i vetëm në dhomën e tij, nën oksigjen, me dy tuba në toraks duke pritur vetëm një njeri… gruan e jetës së [...]

Melanura vrasëse

Ai, Tatani fatkeq, qe endur vërdallë duke u mburrur së tepërmi me fatin që i kishte pikuar në pjatë: në barkun e një melanure të shijshme ai kishte gjetur një unazë antike të çmuar, tepër të çmuar për një varfanjak si ai. Dhe Efiz Marini, që gjatë një shëtitjeje në bregdet has në kufomën e [...]

Si të veprosh kur ndihesh i mërzitur dhe i vetmuar

Ky libër ka të bëjë me rastet kur ndiheni të mërzitur dhe të vetmuar ndonjëherë, pothuajse të gjithë fëmijët ndihen kështu. E cili s’do të ndihej i mërzitur dhe i vetmuar në qoftë se do t’i largohej shoku i tij më i ngushtë, ose po ta shajnë apo ta vënë në lojë në shkollë? Po [...]

Psikologji për fëmijët

Je tip i mbyllur apo i hapur? Optimist apo pesimist? Je krijues? Je trumajtë apo trudjathtë? Cilën gjuhë të trupit përdor? Nëse dëshiron të mësosh diçka më shumë rreth vetes, “Psikologji për fëmijët” është libri i duhur. Në 40 testet që gjenden në të do të zbulosh gjëra që të interesojnë, aftësitë e tua, pse [...]

Si ta ruajmë inteligjencën

Si ta ruajmë inteligjencën dhe si të mbajmë në formë trurin gjatë tërë jetës? Truri ynë pëson ulje të rendimentit në vite dhe pas moshës 50 vjeç ndodh humbja e neuroneve me një ritëm më të shpejtë. Ndaj truri si organ plastik duhet të ushtrohet rregullisht. Autori propozon eksperimente me kujtesën, fjalëkryqe, analiza të fotografive [...]

Si të ushqehemi, kur kemi diabet?

Ky libër ofron një panoramë të detajuar, por jo teknike, të diabetit dhe përqendrohet tek ai i tipit 2. Elaine Magee rendit në mënyrë të qartë gjetjet e fundit mjekësore që lidhen me shkaqet e diabetit, si dhe trajtimet që mund të marrin pacientët. Gjithashtu, jep shumë dieta të shëndetshme për këtë sëmundje, që po [...]

Përtej orarit 9 me 5

Në këtë studim mahnitës, ku tregohet se si ndërveprojmë me kohën në jetën tonë, Sarah Norgate na fut në psikologjinë e kohës. Ajo analizon qëndrimet e ndryshme dhe perceptimet e kohës në mbarë botën. Si nisi ideja jonë e ngulët lidhur me përpikërinë? Pse proverbat vendore të Sicilisë përforcojnë rëndësinë e mosngutjes dhe e marrjen [...]

Si të kujdeseni për fëmijën tuaj

Udhëzues me ilustrime për kujdesin mjekësor të prindërve ndaj fëmijëve Çdo prind dëshiron të ketë sa më shumë njohuri për ankesat e zakonshme të fëmijëve. -Si të kujdeseni për fëmijën tuaj- mbulon më shumë se 100 probleme shëndeti dhe simptoma të ndryshme. Është një udhëzues që mund të përdoret edhe në raste krize. Mjafton të [...]

Të dobësohesh pa dietë

“Dieta jo dietë” është një program i ri revolucionar i provuar shkencërisht. Dietat jane te pasuksesshme!Njerezit pothuaj nuk besojne tek Dietat! Shkencëtarët kanë zbuluar sekretin e rënies së përhershme në peshë! Renia ne peshe ka te beje vetem me zakonet e këqija te njerezve dhe sfidën për të ndryshuar rutinën e tyre të përditshme.Ne jemi [...]

Romanet e shekullit XX

Libri 50 ROMANET E PASHMANGSHME TË SHEKULLIT XX paraqet një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit. Në këtë përmbledhje me 50 romanet më të famshme të shekullit XX, përfshihen edhe veprat e 13 shkrimtarëve nobelistë. Çka e përbën risinë dhe suksesin e romanit? Po aktual dhe të denjë për tu [...]

Midis zhgënjimit dhe mitit

Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh s’është veçse një përpjekje imja për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella e të amplifikuara me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë [...]

Muaji i mjaltit

Kur agjenti i FBI-së, Xhon O’Hara, u takua për herë të parë me Nora Sinklerin, ajo iu duk gruaja ideale. Nora kishte një karrierë të mirë, ishte tërheqëse dhe seksi – çdo gjë që një grua duhet të ketë për t’u quajtur e mrekullueshme. Ajo jo vetëm i tërhiqte burrat, por bënte edhe më shumë [...]

Kocka dhe hi

Kryeinspektori në pension, Frenk Elder, ka shumë arsye për të zgjedhur një jetë të izoluar në Kornuoll: martesa e tij u shkatërrua, pasi e bija 15-vjeçare, Katerina, u rrëmbye, u përdhunua dhe thuajse u vra një vit më parë. Pas makthit të Katerinës, akuzat e ndërsjella të bashkëshortëve helmuan çdo mundësi që martesa të vazhdonte, [...]

Kur humba “virgjërinë”

Libri më i shitur në botë KUR HUMBA “VIRGJËRINË” është një autobiografi e biznesmenit më të shquar britanik Richard Branson. Bransoni ka një listë me arritje, të pakrahasueshme me asnjë biznesmen tjetër britanik. Një burrë i jashtëzakonshëm, me një autobiografi të jashtëzakonshme. Një libër i shkëlqyer. Imponues. Demaskues. Zbavitës. Frymëzues. I sinqertë dhe me humor. [...]

Nuk kemi lindur për të vuajtur

Kur të mbërthen dhimbja, nuk duhet as t’i shmangesh dhe as ta luftosh, por duhet të dorëzohesh para saj, t’i hapësh udhë. Duke e vëzhguar pa dashur ta shpjegosh, ta përjetosh pa u munduar ta flakësh tej, sikleti do të largohet vetë, pasi të na ngulitë mesazhin e tij të thellë, në mënyrë që të [...]

Çiftet

Burrat dhe gratë bëjnë historinë, si në rrafshin politik ashtu edhe në artet, shkencat dhe modat, por ata janë shumë rrallë vetëm: gruaja ndodhet pranë burrit të saj ose burri pranë gruas së tij; secili bashkëshort luan një rol të pamohueshëm në çastin e vendimeve të mëdha. Ai nuk ushtron vetëm njëfarë ndikimi, ai merr [...]

Menaxhimi i perfomancës

Menaxhimi i performancës së stafit të një kompanie është një mekanizëm që kontribuon në ecurinë e stafit dhe të vet kompanisë. Me anë të qartësimit të objektivave të kompanisë, rishikimit të rregullt dhe shndërrimit të tyre në objektiva individuale, ai ofron një mjet të strukturuar dhe efektiv menaxhimi. Në këtë edicion të tretë të rishikuar, [...]

Pyetni klientët sa të mirë jeni

Fuqia e konsumatorit është më e madhe se kurrë më parë. Megjithatë, distanca ndërmjet asaj që premtojnë kompanitë dhe asaj çfarë provojnë konsumatorët asnjëherë s¿ka qenë kaq e madhe, gjë që e tregojnë edhe një varg skandalesh biznesi të kohëve të fundit. Nëse kompanitë duan të mbijetojnë e të lulëzojnë në këtë epokë të konsumatorëve, [...]

Përtej arsyes

Në librin “Përtej arsyes” do të mësoni se si t’i përdorni emocionet për ta shndërruar një zhgënjim – qoftë ky i vogël apo i madh, profesional apo personal – në një mundësi përfitimi për të dyja palët. Ne s’mund t’i ndalim emocionet, as rrjedhën e mendimeve. Sfida jonë është të mësojmë të nxisim emocione, që [...]

Historiku i botërorëve të futbollit – Pjesa I

“Historiku i botërorëve të futbollit”, i pasur me fotografi, skema dhe statistika, ku nuk mungojnë as gazmoret, ju sjell një përmbledhje të betejave më të spikatura në fushën e gjelbër. Kupa e Botës – një udhëtim në historinë e kampionateve plot kujtime mbresëlënëse, njëkohësisht mbushur plot aventurë dhe spektakël. Skuadrat më të famshme dhe lojtarët-yje [...]

Të fshehtat e trurit

Përgjatë dekadave kur janë kryer studime dhe është shkruar për neuroshkencën, shpesh e kemi gjetur veten duke diskutuar për trurin në vende nga më të çuditshmit: te berberi, në taksi, madje edhe në ndonjë ashensor të rastësishëm. Besojeni ose jo, njerëzit nuk i shmangen aspak këtij diskutimi. Përkundrazi, na drejtojnë gjithfarëlloj pyetjesh interesante: Është e [...]

Shtëpia e mistereve

E dërrmuar nga divorci dhe e lodhur nga jeta e saj si mjeke në Paris, Paskalë Fontaneli vendos të rikthehet në Peirol, atje ku ka kaluar fëmijërinë. Babai i saj, i cili po bëhej gati ta shiste pronën familjare, e kundërshton me forcë këtë vendim të vajzës. Por a mund ta shpjegojnë këtë reagim të [...]

Tregime të zgjedhura nga autorë grekë

Drama të mëdha – të trajtuara herë me dhimbje e herë me humor, sarkazëm dhe autosarkazëm – zënë vend në këtë libër, i cili paraqet disa nga faqet më të arrira të prozës së shkurtër greke. Personazhe që, në çdo kthesë a qosh, i pret një zhgënjim i ri: njerëz me ëndrra dhe ideale, por [...]

Jo sa i mirë je, sa i mirë kërkon të jesh

Pol Ardeni është quajtur shpesh si një krijues gjenial, edhe pse nga ata të pashtrueshmit. Pas tetëmbëdhjetë viteve të vrullshme në fushën e reklamave, më 1977-ën ai gjeti Alma Metërin e tij te Saatchi & Saatchi, ku punoi për pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë kohës që ishte në detyrën e drejtorit ekzekutiv për krijimtarinë, atij i takoi [...]

Vera vrasëse

Ngjarjet e këtij libri zhvillohen në jug të Francës, në një lokalitet në Grenoblë, në vitet `70-të. Nuk është një histori dashurie, por një histori për dashurinë, për forcën që ka ajo për të ndërtuar, por, për fat të keq, edhe për të shkatërruar. Eliana erdhi në botë si fryt i një përdhunimi nga tre [...]

Vajza që braktisa

Për Joshiokën, kuturisja e një nate me Micun naive dhe të brishtë është pa asnjë të ardhme. Ai e braktis dhe shqetësohet vetëm si të çajë në jetë. Por pas disa vitesh, pak nga pak, nuk i shqitet mendimi për ta takuar përsëri. Ai do ta kërkojë në mbarë Tokion dhe do të zbulojë fatin [...]

Epoka e Napoleonit

Epoka e Napoleonit e ndryshoi rrënjësisht Europën dhe hodhi themelet e botës moderne. Alistair Horne, një nga kronikanët e mëdhenj të historisë franceze, na sjell një rrëfim të freskët të ndodhive të asaj kohe të jashtëzakonshme. Napoleoni, i lindur në skamje në ishullin mesdhetar të Korsikës, mori emër të madh gjatë viteve të turbullta pas [...]

Truri i fëmijës

Tony Buzan meriton një medalje për zbulimin e konceptit që ruan shëndetin mendor me anë të Hartave të Mendjes, të cilat i bëjnë detyrat e vështira mendore të mundshme, madje të pëlqyeshme, duke vënë në punë anën e djathtë të trurit, në të cilën mbretërojnë ngjyrat dhe aftësia krijuese. Ky sistem mund të jetë jetëshpëtues [...]

Magdalena

Mari Magdalena është reale, siç janë edhe gratë e tjera rreth Jezusit, dishepujt, perandorët dhe një sërë emrash të tjerë që do t’i njihni nga Testamenti i Ri, duke përfshirë edhe Klaudius Lisias. Rastësisht, Pjetri kishte një grua që udhëtoi me të, kështu që ajo mund të ketë qenë një nga gratë rreth Jezusit. Cila [...]

TRUMP – Si të bëhesh i pasur

Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet se si mund të bëhet biznes. Ka vite që shumë njerëz e nxisin atë të shkruajë mbi këtë subjekt, por kjo ndodhi vetëm atëherë kur producenti ekzekutiv i NBC-së, Mark Burnet, i kërkoi të luante rolin kryesor te Stazhieri, që të shuhej kureshtja e [...]

Rastësisht e dashuruar

E dashuruar rastësisht, por e dashuruar me të vërtetë, me forcë dhe ëmbëlsi. Ishte e pamundur të mos e doje pas gjithë atyre viteve të kaluara në rrugë, mes varfërisë, frikës e vetmisë që e kishin shoqëruar jetën e saj. Ky libër tregon historinë e Malinisë, një vajze të lindur në krahinat e ashpra në [...]

Njohuri plotësuese matematike për olimpiadat 1

  Libri përfshin njohuri nga teoria e numrave dhe algjebra. Ushtrimet janë shoqëruar me zgjidhjet përkatëse, që u shërbejnë nxënësve të krahasojnë nivelin dhe aftësitë e tyre. Libri është i përdorshëm prej të gjithë atyre që kanë mbaruar shkollën tetëvjeçare, ndonëse është shkruar për nxënësit e shkollave të mesme me interes të kultivuar për matematikën.

Në kërkim të lumturisë(Si mund të ndihemi të lumtur e të gëzuar çdo ditë)

Të gjithë duam ato gjëra për të cilat jemi të sigurt se do të na bëjnë të lumtur: para, sukses, pavarësi, dashuri. Por kur më në fund i kemi, për habinë tonë, jemi po njësoj të trishtuar, të rënduar apo ata njerëzit asnjanës që kemi qenë gjithmonë. Pse ndodh kjo? Mos është faji ynë? Mos [...]

Njohuri plotësuese matematike për olimpiadat 2

  Libri trajton njohuri mbi gjeometrinë elementare. Me interes është edhe përfshirja e disa elementeve nga stereometria dhe shndërrimet gjeometrike. Shtjellimi teorik shoqërohet me shembuj të ndryshëm ushtrimesh dhe problemash të përzgjedhura me shumë kujdes nga autorët.   “Njohuri gjeometrike” do të përfshihet në përgatitjen bazë të ekipeve për olimpiada. Por ai fare mirë shërben [...]

Vajzat në rrugë të mbarë

Nëse një vajzë nuk është e kujdesshme në adoleshencë, ajo mund të bjerë në kurth, ngaqë pamja vlerësohet si më e rëndësishme se vetë qenia e saj dhe për një të dashur ajo humb një pjesë të vetvetes. Kjo mund të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj dhe mund ta çojë drejt drogës, [...]

Seksi ynë

Për gratë, seksi është përbërësi thelbësor i ekzistencës, i mënyrës si shprehen si qenie njerëzore. Të mendosh se seksualizmi fillon dhe mbaron me organet gjenitale, se roli i tij thjeshtëzohet në arritjen e orgazmës, do të thotë të harrojmë që jemi gra dhe që, si të tilla, ndihemi e jetojmë njëzet e katër orë në [...]

MITET: Më të famshmet e Lashtësisë

Gjuha gëlon nga fjalë dhe shprehje që i drejtohen mitologjisë greke. Përmes tyre, kultura jonë ka ditur të farkëtohet dhe të gjejë shprehjen e vet. Në mënyrë të figurshme, mitet shpjegojnë lëvizjet e natyrës, ciklin e bimësisë ose edhe çastet e ndryshme kyçe të ekzistencës njerëzore. 50 mite greke, midis më të njohurave, analizohen këtu [...]

GJUETARI I SPIUNËVE

Viktor Çerkashini, një oficer me karrierë 40-vjeçare në KGB, ka qenë një nga lojtarët kryesorë në spiunazhin gjatë Luftës së Ftohtë. Karriera e tij është mjaft e pasur me episode dhe drama, që nisin nga koha e trajnimit si oficer i KGB-së në vitet `50 të shekullit të kaluar e deri sa arriti në detyrën [...]

Vajza e doktorit

“Vajza e doktorit” është një libër sa vetjak, aq edhe universal, i shkëlqyer dhe zbavitës. Ai shquhet për një inteligjencë mahnitëse, brishtësi dhe vitalitet. Liza është një karakter simpatik, me të cilin lexuesi njësohet dhe e ka të pamundur ta ndërpresë leximin, pa zbuluar se ç’ka ndodhur në jetën e saj.

Njohuri plotësuese matematike për olimpiadat 3

  Kombinatorika”, me të cilën mbyllet kolana e librave të hartuar posaçërisht për nxënësit dhe mësuesit e interesuar për olimpiadat matematike, pasqyron një pjesë teorike të rëndësishme e të domosdoshme të spektrit të kulturës matematike të atyre që aspirojnë të marrin pjesë në gara serioze, ku vihen në sprovë dhuntitë dhe talenti në lëmin e [...]

Presidenti i Planetit të Kuq

  Romani Presidenti i Planetit të Kuq vjen te fëmijët si një ujëvarë e freskët, plot ngjarje, episode dhe aventura të habitshme, që të mbeten në mendje. Ai është ndërtuar me një stil të rrjedhshëm, me një gjuhë të gjallë jetësore, me ide dhe mendime të qarta, të shprehura mjeshtërisht bukur, që të bën të [...]

Zbukurojmë duke lyer – 1

Jo gjithmonë jemi të qartë se si dëshirojmë ta lyejmë një dhomë apo gjithë shtëpinë. Megjithatë, ju mos e humbisni frymëzimin përballë murit të bardhë. Duhet të keni besim te shijet tuaja, por edhe një këshillë, mund t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. E kush ka thënë se nuk ka të fshehta për të [...]

Kopshtari i paepur

Aktivistja Tesa Kuejëll gjendet e vrarë në mënyrë mizore në një zonë të pabanuar të Kenias Veriore. Në vendngjarje të gjitha gjurmët të çojnë në një krim pasioni, sidomos pasi një doktor, i cili ishte edhe shoqëruesi i saj, duket të jetë arratisur nga vendi i ngjarjes. Anëtarë të ambasadës britanike në Najrobi kujtojnë se [...]

Komploti i Berlinit

Berlin, qershor 1963. Xhek Telleri nuk duhej të ndodhej atje. Ai nuk ishte më efektiv i Kompanisë pas dështimit në Gjirin e Derrave. Por një agjent i CIA-s nuk del kurrë nga loja. Dhe pikërisht disa ditë përpara vizitës së presidentit Xhon Fitzxherald Kenedi në Berlin, një njeri misterioz nga Gjermania Lindore pretendon se ka [...]

Kiti Harris – spiunia me shtatëmbëdhjetë emra

Kiti Harris ishte një nga figurat kryesore të rrjetit të spiunazhit sovjetik në botë gjatë shekullit të 20-të. Ajo drejtoi agjentë në Londër, Berlin, Shangai, Meksikë dhe Los Alamos. Kiti luajti një rol të madh për depërtimin në projektin Manhatan, që zhvilloi bombën atomike. Fliste mirë disa gjuhë, ishte energjike dhe krijuese, kishte kujtesë të [...]

Jo çfarë thua, por çfarë bën

I shkruar nga bashkautori i best-sellerit “Nuk janë të mëdhenjtë që hanë të vegjlit, por janë të shpejtët që hanë të ngadaltët”, ky libër është një udhëzues i domosdoshëm menaxhimi, për të bërë të mundur që strategjitë afatgjata dhe synimet e përditshme që caktojnë kompanitë, të realizohen në mënyrë të suksesshme.     Menaxherët e [...]

Ji gjigand në biznes dhe në jetë

  “Puna me Donald Trampin e ka shndërruar tërësisht mënyrën se si mendoj. I kisha dëgjuar fjalët “mendo me madhështi”, por kurrë nuk e kisha kuptuar tërësisht. Për Donald Trampin, “të menduarit me madhështi” është mënyrë ekzistence. Mësova nga ai se, për të menduar me madhështi, lipset të hidhen tej të gjitha komoditetet dhe pasiguritë. [...]

Historiania

Natën vonë, duke rrëmuar në bibliotekën e të atit, një vajzë gjen rastësisht një libër të lashtë me ca germa të zverdhura të kobshme, Shënimi në të është tronditës: “Pasardhësit tim të dashur të pafat”. Ky zbulim e bën vajzën të kridhet në një botë që s’e kishte përfytyruar kurrë – një qorrsokak ku sekretet [...]

E ëmbla shtëpi

Ky roman tregon se si luhet fati i  një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana – mamaja dhe gruaja e shtëpisë – e cila vendos t’i japë fund jetës në ”strehën e ëmbël”. Nga ana [...]

Hudhra

Për shekuj me radhë, hudhra është bërë e famshme për efektet e saj shëruese. Studimet e sotme shkencore dhe klinike po tregojnë se hudhra parandalon sëmundjet kardiovaskulare, infeksionet bakteriale, ato të mykut dhe kancerin. Në këtë botim të rishikuar të best-sellerit të tyre, Stephen Fulder dhe John Blackwood na njohin me studimet e fundit që [...]

Hesht dhe dëgjo!

  Në mënyrë të drejtpërdrejtë, “Hesht dhe dëgjo!” shpjegon aspektet bazë të komunikimit, me një sinqeritet të habitshëm dhe një mal këshillash praktike. Pikëpamjet e autorit mbështeten nga komente prej një grupi specialistësh të vërtetë, strategjitë e komunikimit të të cilëve drejtojnë një sërë organizatash të suksesshme, si Microsoft, BBC, Nokia, Arsenal FC, Sainsbury’s, HSBC [...]

Gjithçka për shtëpinë 2:Riparimi i objekteve shtëpiake

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë që paraqet energjia elektrike, është mirë të njihen disa parime, përpara se të ndërmerren punë që kanë lidhje me të. Mësoni si të realizoni instalime të vogla, si të rregulloni, por edhe disa nga të fshehtat e ndriçimit. Si rregullohen rubinetet, qyngjet, instalimet hidrosanitare. Problemet e vogla në shtëpi, si: rubinetet [...]

Gjithçka për shtëpinë 3 – Zbukurojmë duke restauruar

Ide për të pasur një shtëpi të rregulluar bukur? Rregullimi i shtëpisë mund të duket i vështirë kur sipërfaqja e saj është e vogël, por duke e organizuar mirë punën dhe duke nxjerrë në pah pjesën më të mirë të mobilieve dhe aksesorëve tuaj, vendosja e çdo gjëje në vendin e duhur, thjesht do t’ju [...]

Gjenomi

Kur fillova të shkruaj këtë libër, interpretimi i plotë i GJENOMIT NJEREZOR ishte një çështje e paprekur. Në vitin 1991 shkencëtarët arritën të zbulonin vendndodhjen e gjeneve, ndersa ne vitin 2000, se GJENOMI NJEREZOR ështe një grupim udhëzimesh mbi ndërtimin e funksionimin e trupit njerëzor dhe se brenda tij fshihen mijëra gjene, nje thesar i [...]

Duajini punonjësit,që të mos i humbisni

Ata janë punonjësit tuaj të talentuar, të përkushtuar, plot potencial dhe qytetarë të besueshëm. Pavarësisht nga luhatjet ekonomike, ju doni që ata të qëndrojnë. Madje doni që ata të jenë të interesuar, të motivuar dhe të japin maksimumin e tyre. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin tuaj, madje ata kërkohen nga konkurrentët. Studimet [...]

Babai në shi

“Babai në shi” është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese. Pësimet dhe përsiatjet e Agimit – humbja e së dashurës dhe e fëmijës së tyre, prishja e strehës prindërore, përplasjet midis vëllezërve dhe [...]

Dieta IG

“Dieta IG” – libri më i shitur në mbarë botën, tashmë i rishikuar dhe i plotësuar me receta të reja gatimi për mënyrën e ushqyerjes dhe me mbi 100 ushqime shtesë sipas grupeve – me ngjyrë të zezë, gri dhe të bardhë. Shumë dieta dështojnë në praktikë, sepse ju merr uria, janë shumë të ndërlikuara [...]

Asgjë tjetër,veçse e vërteta

“Tani edhe zonjushkat po na bëhen avokate”! Nga banka e të akuzuarve, disa të penduar vështrojnë të bezdisur vajzën imcake, që po qëron pa pushim dokumente e fakte për t’iu kundërvënë deklaratave të tyre. “Zonjushka” quhet Xhulia Bonxhorno, prokurore në moshë të re e një studioje të njohur ligjore palermitane, e cila u gjend një [...]

Arratia

Një roman i shkruar me një stil të veçantë, ku fragmentet e rrëfimit krijojnë një mozaik dhimbjesh, por dhe shprese që nuk vdes. Dhimbja për jetën në Marok dhe shpresa për të kaluar përtej detit e për të shkuar në Spanjë, që është aq pranë, por edhe aq larg – vetëm katërmbëdhjetë kilometra i ndajnë [...]

Ar e Fosfor

As vetë personazhet e këtij libri nuk arrijnë ta mësojnë në çvend e në çkohë ndodhen, nuk janë në gjendje të dallojnë ku mbaron realiteti dhe ku fillon përralla. Hyjnë e dalin nga përralla në realitet, nga realiteti në ëndërr, nga ëndrra në ëndërrim, nga jeta tokësore në atë të përtejmen, nga një epokë në [...]

ALERGJITE që shkaktohen nga ushqimi

Në dhjetëvjeçarët e fundit, mjedisi që na rrethon është transformuar rrënjësisht dhe me shpejtësi: produkte kimike të panjohura nga natyra janë përherë e më të pranishme në ujë, në ushqime dhe në objektet që na rrethojnë, duke vënë kështu në rrezik ekuilibrat delikatë që rregullojnë çdo funksion jetësor të njeriut. Stresi mjedisor i shkaktuar nga [...]

9 gënjeshtrat që mbajnë peng biznesin

 Duhen para për të fituar para.  Gjithçka që më duhet të di, është si të fitoj para.  Kemi nevojë të bëhemi të njohur.  Përvoja do të më sjellë përfitime.  Jam viktimë e rrethanave.  Duhet të jeni dorështrënguar.  Klientët janë të vështirë për t’u kuptuar.  Nuk kam nevojë për ndihmë.  Ulja e çmimeve sjell fitime në [...]

50 udhëheqësit ushtarakë që ndryshuan botën

Kush ishin Hainc Guderian, Togril Beu, Enriko Dandolo dhe Sargoni i Akadit? Ndonëse jo aq të njohur sa Atila, mbreti i hunëve, Xhorxh Uashingtoni apo Napoleon Bonaparti, ata janë udhëheqës ushtarakë mjaft të rëndësishëm, që vërtet kanë ndryshuar botën. Ju do të mrekulloheni nga historitë, arritjet dhe heroizmat e shumë personazheve që keni menduar se [...]

50 Filozofët e pashmangshëm

“50 filozofët e pashmangshëm” është një rrugëtim në pesëdhjetë etapa përmes historisë së filozofisë. Ai fillon në agim të shekullit VI para Jezu Krishtit, në Greqi, sepse atje, për herë të parë, njerëzit kundërshtuan të pranonin pa asnjë diskutim parashkrimet e traditës. Ata zëvendësuan, me ligje të vendosura me vullnetin e lirë, të drejtën zakonore, [...]

100 receta për përgatitjen e picave, byrekëve, krepeve etj

Në këtë libër do të gjeni 100 receta për përgatitjen e picave, byrekëve, piteve, krepave, tartave dhe petullave. Lexojeni me kujdes dhe, përveçse do të pasuroni njohuritë tuaja në fushën e gatimit, do të kuptoni se s’është aspak e vështirë që çdo amvisë t’i përgatisë këto receta në çdo kohë për familjen e saj. Tradicionalisht, [...]

100 receta makaronash të shijshme

Makaronat përbëjnë pjesën më klasike të artit të kuzhinës. Ato i gjejmë thuajse në cdo tryezë, me një shumllojshmëri aromash dhe shijes. Libri “100 receta makaronash të shijshme” i autores Katerina Gremo ( Miftari), na njeh me  recetash të ndryshme për përgatitjen e tyre. Ndërkaq, cdo recetë ështe e lehtë për t’u kuptuar dhe e thjeshtë [...]

Njeriu më i pasur në kohëra

Sekreti i mbretit Solomon drejt suksesit, pasurisë dhe lumturisë Çdo vit tregun e pushtojnë me dhjetëra libra, që kanë si qëllim t’ju ndihmojnë të arrini më shumë sukses, pasuri dhe lumturi. Ndoshta do të mendonit: Nuk ka asgjë për të shtuar. Gjithë mençuria e duhur për t’i arritur këto synime është mjaft e vlefshme për [...]





Shekulli Online

Shkarko Katalogun