tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

“Babai në shi” është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese.

Pësimet dhe përsiatjet e Agimit – humbja e së dashurës dhe e fëmijës së tyre, prishja e strehës prindërore, përplasjet midis vëllezërve dhe grindjet e tyre të ashpra me babanë e verbër – zbulojnë jo vetëm një tablo tronditëse nga jeta e shoqërisë shqiptare sot, por dhe perspektivën e zymtë të një bote pa shpirt, pa dritë, pa mirënjohje e kujdes për ata njerëz që na sollën deri këtu.

Tek e tashmja fatkeqe e babait të verbër, fëmijët e rritur shikojnë të ardhmen e tyre aspak premtuese. Kështu, ata përfshihen në një qerthull makthesh, vetëgjykimesh psikologjike e shpërthimesh nervoze plot dëshpërim. Vdekja aksidentale e vëllait të madh, Leksit, pasuar nga një sëmundje e rëndë e vajzës së tij, e bëjnë edhe më të pamundur bashkëjetesën e familjes.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99943-37-64-4
Faqe : 208
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $7.50
eBook : $5.50

Babai në shi

Virion Graci


Kategoria:

Komentet

1 koment ne “Babai në shi”

  1. Nuk kam asnje koment pa e lexuar vete librin.

    kujtim

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook