tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

“Tani edhe zonjushkat po na bëhen avokate”! Nga banka e të akuzuarve, disa të penduar vështrojnë të bezdisur vajzën imcake, që po qëron pa pushim dokumente e fakte për t’iu kundërvënë deklaratave të tyre.

“Zonjushka” quhet Xhulia Bonxhorno, prokurore në moshë të re e një studioje të njohur ligjore palermitane, e cila u gjend një ditë e katapultuar te rasti më i bujshëm juridik i njëzet viteve të fundit, ai i ish-kryeministrin italian, Xhulio Andreoti, i akuzuar në proceset gjyqësore të Peruxhias dhe Palermos, respektivisht si porositës i vrasjes së gazetarit Karmine Pekoreli dhe si bashkëpunëtor i mafies. Pasi hyn në kolegjin e mbrojtjes si “zëvendësuese e zëvendësuesit”, Xhulia do të shndërrohet në simbol të këtyre proceseve gjyqësore.

Duke lëvizur mes Romës, Peruxhias dhe Palermos, ajo përballon me vendosmëri të madhe kundërshtarët dhe kryen hetime rigoroze për të hedhur poshtë tezat e akuzës, duke mbajtur edhe lidhje të drejtpërdrejtë me klientin e saj të shquar; është ajo që, seancë pas seance, e mban atë në dijeni për zhvillimet në sallën e gjyqit, para se lajmet të bëhen publike, duke brohoritur nga gëzimi ose duke pëshpëritur nga dëshpërimi, por gjithmonë e gatshme për të filluar sërish të nxjerrë dokumente, të përgatisë provat kundër, gjithmonë me vendosmëri dhe kthjelltësi. Dhe kështu, pak nga pak, vlerësimi dhe respekti midis politikanit të famshëm dhe avokates së tij mbrojtëse të re në moshë, shndërrohen në një miqësi të pazgjidhshme.

Duke alternuar çastet e debateve gjyqësore me copëza nga jeta e përditshme me “presidentin” dhe anekdotat mbi “të penduarit profesionistë”, autorja rrëfen fillimet e punës së saj si juriste, lidhur paralelisht me njërën prej ngjarjeve më të komplikuara të politikës italiane.

Ky libër, si një ditar mjaft interesant i “procesit të shekullit”, lexohet si një thriller në fushën ligjore, ku ravijëzohet edhe një portret i panjohur i Andreotit, vështruar nga afër, gjatë provës më të tmerrshme që iu desh të përballonte. Tanimë avokatja Xhulia Bonxhorno, veç punës në profesionin e vet, i është futur edhe politikës, duke pasur indirekt edhe përkrahjen e ish-klientit të saj. Në zgjedhjet e fundit të 9 prillit 2006 në Itali, ajo është zgjedhur edhe deputete e Parlamentit italian si anëtare e Partisë Aleanca Nacionale.

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 99943-37-28-9
Faqe : 380
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Asgjë tjetër,veçse e vërteta

Giulia Bongiorno


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook