tumblr visitor stats
Botimet Max -
.

Sinopsi

Një roman i shkruar me një stil të veçantë, ku fragmentet e rrëfimit krijojnë një mozaik dhimbjesh, por dhe shprese që nuk vdes. Dhimbja për jetën në Marok dhe shpresa për të kaluar përtej detit e për të shkuar në Spanjë, që është aq pranë, por edhe aq larg – vetëm katërmbëdhjetë kilometra i ndajnë dy brigjet.

Virusi i arratisë i ka përfshirë të gjithë. Të zhytur në dëshpërim, varfëri e prostitucion, djem të rinj të sapodiplomuar, burra të martuar, vajza të reja, prostituta e dylberë i ka pushtuar makthi i ikjes. Madje edhe macet duan të ikin, të fshihen në hambarët e anijeve e të shkojnë diku në një familje për të qenë, ku të mos i zënë më me shkelma, por t’i ushqejnë e t’i përkëdhelin.

Të gjithë enden pranë portit dhe vështrojnë horizontin, ku anijet ikin e vijnë. Rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore.

Një dramë sociale, e ngjashme për shumë vende të varfra, ku njerëzit vënë kokën në rrezik për një jetë më të mirë, vetëm e vetëm që të jetojnë e të ndihen “njerëz të vërtetë”. Pas shumë rravgimesh e vuajtjesh, endjesh pa fund nëpër metropole, e pastaj nëpër qoshkat dhe çerdhet e krimit e të jetës së shthurur, ja ku përmbysen shpresat dhe ëndrrat e bukura të fillimit.

Pas rënies jo fort të ngadaltë, disa kthehen sërish në vendin e tyre, disa të tjerë i pret fundi i tmerrshëm. “Atëherë ne nisemi, ikim, lundrojmë deteve deri në shuarjen e dritës më të vogël që mban shpirti i një qenieje të gjallë, qoftë që këtej apo që andej gjetiu, qoftë një njeri i së Mirës, qoftë një i prishur dhe i pushtuar nga e Keqja, ne po këtë dritë të fundit do të ndjekim, sado e pakët, sado e hollë qoftë ajo, se ndoshta prej saj do të shpërthejë bukuria e botës, ajo që do t’i japë fund dhimbjes mbi këtë tokë”.

Malika e vogël ishte fqinja e Azelit. Ajo kishte trokitur njëherë në derë dhe i kishte kërkuar t’i tregonte diplomat. Ai qe habitur pak dhe e kishte ftuar të futej brenda, pastaj e kishte qerasur edhe me një gotë limonadë. Në sallon qenë varur të dy vërtetimet e përfundimit të studimeve për drejtësi dhe për marrëdhënie ndërkombëtare. “Ja, – i kishte thënë Azeli, – pesë vjet studime në Rabat. Pesë vjet shpresë dhe pastaj asnjë shans. Krenaria e nënës sime dhe meraku i saj kryesor. Por ti, shpresoj që të paktën të shkosh në kolegj dhe pastaj të vazhdosh studimet e larta, që të kesh një vend të mirë pune. Çfarë ke qejf të bëhesh më vonë?”

Detaje rreth librit

Formati : Print
ISBN: 978-99956-23-00-5
Faqe : 280
Shtepia Botuese : Botimet Max

Ky liber shitet ne 2 formate:
Liber : $9.00
eBook : $7.00

Arratia

Tahar Ben Jelloun


Kategoria:

Komentet

Jepni mendimin tuaj

Kosto dhe koha e postimit

* Kostot dhe koha e shperndarjes. Me poshte jane shenuar cmimet e shperndarjes ne Dollar $ ne te gjithe vendet e botes sipas postes Shqiptare. TARIFAT

* Per porosi brenda Shqiperise koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 2-3 dite pune.

* Per porosi ne zonen e Evropes koha e mberritjes se porosise tuaj  eshte 7-9 dite pune

* Per porosi ne zonat e tjera te botes koha e mberritjes se porosise tuaj eshte 15-20 dite pune.

** Nuk ka kosto shperndarje per librat ne formatin elektronik eBook